osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndërpriten punimet për portin e jahteve, gërmimet nxorën artifakte

Ndërpriten punimet për portin e jahteve, gërmimet nxorën artifakte

Në fundjavë, kantieri i ndërtimit të një porti modern jahtesh në rivierën e bregdetit të Kavajës është i shkretë.

Nuk lëviz këmbë njeriu. Makineritë e mjetet e rënda qëndrojnë pajetë, ndërsa trau i vendosur në Kalanë e Turrës, aty ku po ndërtohet porti, ndalon hyrjen e personave të paautorizuar në të, duke u kthyer në barrierë edhe për shfrytëzimin e plazhit të Carinës, një tjetër plazh i bukur i Kavajës.

Në zonë tregojnë se gjatë gërmimeve për ndërtimin e portit, janë gjetur shumë artifakte, përfshire amfora antike, dëshmi e së kaluarës së pasur historike të vendit. Gjetjet arkeologjike, konservimi dhe katalogimi i tyre, si dhe vlerësimi i ekspertëve mbi gjetjet në zonë, duket se kanë çuar në ndërprerjen e punimeve.

Porti po ngrihet në një nga zonat më të bukura të bregdetit të Adriatikut, vetëm 1 orë larg aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit. Sipas një tabele treguese të dëmtuar nga kushtet atmosferike, projekti i portit të jahteve, një investim zviceran i kompanisë Finsec Port, që shtrihet në 17 hektarë buzë detit, nisi zyrtarisht zbatimin në vjeshtën e vitit 2016 dhe pritet të përfundojë në janar të 2020-ës.

Projekti që kap vlerën e rreth 112 milionë eurove, synon të kthehet jo thjesht në një bazë për jahtet luksoze që udhëtojnë drejt Kroacisë, Malit të Zi, Italisë a Greqisë, por edhe në një resort turistik me të gjitha lehtësirat e shërbimet, përfshirë dhe hapësira golfi për turistët elitarë.