Daniel Sharp, një i ri zelandez, pas vizitës në disa nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, përmbledh mbresat e tij për këtë vend në një shkrim të publikuar në poetalin online “Stuff.co.nz”.
Një këndvështrim personal, por realist në sytë e një të huaji, që vjen nga ana tjetër e botës, për panoramën shqiptare.
Korçën e quan “fshat ciganësh”, ndërsa Durrësin jomikpritës…
******
“Çfarë?? Në Shqipëri?!! A nuk janë shqiptarët gangsterët që trafikojnë njerëz te filmi ‘Taken’ ?”, më pyet mamaja.
“Po besoj”.
“Atëherë përse po shkon atje?”
“E përse jo?”. E gjora mama.
Shqipëria duket larg. Njerëzit janë miqësorë, ushqimi është i shijshëm dhe shumë i lirë, transporti jo edhe aq i sigurtë, por efikas.
Shqipëria është e bukur, por gjithashtu e pistë dhe e mbipopulluar. Shumë gjëra që mësova nga udhëtimi im atje, i radhita në disa rregulla personale mbi këtë vend.
Para se të largohesha nga Greqia, aty m’u tha se ekzistojnë dy tipe shqiptarësh: kriminelët e përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, të drogës dhe në përpjeke të tjera të këtij lloji; dhe pjesa tjetër që janë njerëz të dashur e punëtorë, krenarë e të fortë dhe që bëjnë më të mirën që munden.
Një panoramë dyngjyrëshe, gjithsesi përshtypjet e mia të para për Shqipërinë ishin çuditërisht të këndshme. Njerëzit ishin të hijshëm dhe peizazhi i bukur.
Korça, si fshat ciganësh, burrat kërcejnë bashkë
Korça, qytet juglindor i Shqipërisë, nuk ishte një destinacion çfarëdo. I ndotur dhe i shëmtuar, edhe sikur të përpiqeshim nuk mund të gjenim një vend më të papërshtatshëm.
Por në Korçë diç po ndodhte… ishte Festivali i Birrës! 15.000 njerëz, birra, ushqim shqiptar dhe sigurisht “yjet e mirënjohur” të muzikës lokale. Birrë e lirë, ndjesi të mira dhe muzikë… interesante.
Burrat ishin të lyrosur dhe gratë… epo nuk kishte aq shumë gra aty.
Mungesa e femrave bënte që shumë burra të kërcenin me njëri-tjetrin si në një “fshat ciganësh”, duke u sjellë rrotull të kapur dorë për dore.
Takuam dy djem maqedonas, të cilët u shprehën të habitur që ne ishim në Shqipëri. Na sollën birra dhe më e mira nga të gjitha: na ofruan një xhiro nëpër Maqedoni dhe një vend për të qëndruar.
Pas një jave në Maqedoni u kthyem në Shqipëri në brigjet e Adriatikut. Në Durrës një djale na ndihmoi që të gjenim një vend për të qëndruar, me 50 euro nata. U drejtuam për në plazhin që ishte përballë hotelit tonë.
Plazhet shqiptare janë të mbushura me çadra e shezlongë dhe ty nuk të lejohet të zësh një vend të lirë në rërë, kështu që duhet të marrësh me pagesë një nga këto çadra. Kjo na çon në rregullin nr 3.
Gjithsesi, ne u vendosëm në një nga ato hapësirat e lira. Pasi u ulëm, më në fund u relaksuam dhe shijuam plazhin.
Nuk mund të bësh asnjë plan fiks transporti
Nuk ka orare, nuk ka kohë nisjeje, as çmime të përcaktuara, asgjë, e megjithatë është sistemi më efikas i transportit që kam hasur duke kaluar përmes Europës.
Me pak fjalë: je duke ecur me një çantë shpine në kurriz dhe brenda disa minutave gjendesh brenda një furgoni, autobusi dhe do të jesh rrugës për në destinacionin e dëshiruar. Ky udhëtim nuk vazhdon pa rreziqet e tij.
Sigurisht që mund të shkosh nga A në B shpejt dhe saktë, por nuk është pa rreziqe. Rregullat e qarkullimit aplikohen vetëm kur policët shohin: shoferët heqin dhe venë sistematikisht rripat e sigurimit kur kanë para policët rrugorë.
Tirana e pastër me njerëz të bukur, netët shumë interesante
Tirana, ishte më e pastër nga sa pritej, kishte parqe të këndshme, bare, njerëz të bukur, ushqimi dhe vendqëndrimi nuk kushtonin shumë.
Netët ishin shumë më tepër interesante. Hoteli ynë i vendosur mbi një klub nate, na vërtetoi se izolimi i mureve nuk përdoret shumë në Shqipëri, për pasojë gjumi atje shpesh nuk është një zgjedhje.
Çdo natë që ne kaluam në Shqipëri, kishte disa lloje festash ose festivalesh. Ne u përpoqëm të shkonim në disa prej tyre, por emocionet ishin të çuditshme, kështu u tërhoqëm në mënyrë të arsyshme dhe të shpejtë.
Ushqimi i mirë dhe i lirë, kujdes me rakinë
Ushqimi që shitet në rrugë është vërtet i lirë, hajeni atë, nuk do t’ju vrasë. Unë kam shijuar disa nga ushqimet më të mira përgjatë këtij rrugëtimi.
Rakia është shpirti kombëtar i Shqipërisë. Është e ngjashme me rakinë që t’i mund të provosh në çdo vend të Ballkanit, por më e fortë. Kushtojini vëmendje. Mund të sjellë një dehje të shpejtë dhe unë mund t’ju premtoj se nuk do ta doni veten të nesërmen.
Përfundimisht mund t’ju them se është me të vërtetë një nga vendet më intriguese që kam vizituar ndonjëherë, një arratisje e këndshme nga disa prej destinacionet më të komercializuara europiane./ dita