Tre persona humbën jetën dhe të paktën shtatë të tjerë u plagosën, gjatë një incidenti me armë, që ndodhi të shtunën mbrëma në New Orleans.
Policia ka raportuar se dy persona të armatosur qëlluan mbi turmë rreth orës 22:30, në afërsi të lagjes së famshme franceze.
Shtatë persona u dërguan në spitalet lokale. Gjendja e të plagosurve ende nuk dihet.
“Nuk ka vend në New Orleans për këtë lloj dhune”, tha kryetarja e qytetit, LaToya Cantrell, në faqen e saj zyrtare të Twitter.
“Unë flas në emër të të gjithëve kur them që jemi lodhur dhe të zemëruar, dhe ne kemi përjetuar më shumë se sa duhet”, shton ajo.
Nuk ka asnjë informacion shtesë nga policia lidhur me të dyshuarit apo incidentin/Reuters