osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

24 pyetjet e SHIK të PD-së drejtuar Azem Hajdarit dhe 24 përgjigjet që ai ktheu në adresë të Sali Berishës

24 pyetjet e SHIK të PD-së drejtuar Azem Hajdarit dhe 24 përgjigjet që ai ktheu në adresë të Sali Berishës

Historia që na kujton rikthimi i Izetit/ Kur ishte gjallë i hidhnin pështymë, prej 20 vitesh i hedhin lule

Rikthimi i Izet Haxhiajt në “zyrat” e drejtësisë shqiptare, për të deklaruar të vërtetën e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdari (sipas tij), ka hapur edhe shumë “letra” të vjetra, lidhur me qëndrimin që kupola “berishiane”, ka mbajtur ndaj tij sa ishte gjallë në vitet 1992-1998. Pas vdekjes, Azemi u “nderua me madhështi” prej partisë që e diskretitoi sa ishte gjallë.

Me urdhër të Sali Berishës që ishte realisht organizatori i sulmeve ndaj tij, Azemit iu thurrën këngë e iu shkruan monografi. Iu dhanë dekorata e tituj të lartë nderi. Iu bënë dokumentarë filmik historik e simpoziume, duke e trajuar si “hero”. Me emrin e tij, u emërtuan sheshe, qëndra rinore, lulishte e shkolla. Iu ngritën buste e monumente. I bënë vajzën deputete, si simbol vazhdimësie të aktivitetit të tij!

Në çdo përvjetor të “Dhjetorit ‘90”, në çdo datëlindje e datë vrasje të tij, udhëheqësit e PD kujtojnë aktin heroik të Azemit, në themlimin dhe fuqizimin e PD. Por nuk kujtojnë “veprën e madhe” të tyre denigruese kundër Azemit, deri me shkarkim e përjashtim nga strukturat e paritsë dhe me heqje imuniteti për ta futur në burg!

Kanë kaluar 20 vjet, qysh nga koha kur Azem Hajdari nuk nderohej, por diskretitohej prej udhëheqjes së PD, që në atë kohë ishte vetëm me 1 person: Sali Berishën. Ndërsa të tjerët, ishin “kukulla me kollare”, që përdoreshin prej tij si “lolo”.

Vitet 1992-1998, ishin vitet kur Azemit i hidhnin pështymë e ngrinin akuza, ata që sot i këndojnë këngë, i derdhin lotë, i ngrenë statuja e i hedhin lule…plastike tek pllaka përkujtimore!

Por edhe këtij rituali nderimi fals, PD po i nxjerr qëllimisht bojën, aq sa thuhet se nga kjo hipokrizi është distancuar edhe vetë familja e Azemit. Këtë e vërteton ky fakt: Nëse e rishikoni kronikën e homazheve të 5 Majit 2018, do të shikoni se krerët e PD vendosën kurorë me lule edhe në vend-varrimin e Azem Hajdarit, por në këtë homazh mungonin familjarët e Azemit, madje edhe e bija deputete!

Historia e (gjoja) nderimit të Azemit, ka nisur pas vrasjes së tij, ndërsa historia e ç’nderimit ka nisur e vazhdoi intensivisht kur ai ishte gjallë, duke kulmuar 22 vite më parë, me 24 pyetje të “zeza”, që Sali

Berisha i drejtonte Azemit, maskuar pasa gazetës “ALBANIA”, botim special i SHIK, që përdorej për presion me hapje dosjesh të kundërshtarëve të Berishës.
Sot, për t’i rifreskuar kujtesën dyshes Berisha-Haxhia dhe familjes Hajdari, po publikojmë 24 pyetjet drejtuar Azemit nga SHIK i PD dhe 24 përgjigjet, që që dha Azemi, duke ia adresuar personalisht Sali Berishës:

Ja 24 pyetjet drejtuar Azem Hajdarit nga SHIK i Berishës

1. Ku e gjetët vilën e gjermanëve dhe me çfarë shume lekësh e bëtë rikonstruksionin e saj?

2. A e keni njohur Ajdin Sejdinë, dhe punën e gropave të tij?

3. Ti, rrogëtar i thjeshtë i Parlamentit, ku i gjete dy makinat “BMW” dhe “XHIP”?

4. Ku e ke fiatin “Regata”?

5. Pse firma “Ylli Bingo”, të fali fuoristradë para dhjetë ditësh? A e di ku ka punuar pronari i saj, dhe ku i ka kaluar këto katër vjet?

6. Ç’të lidh me firmën G….?

7. Po me frigoriferët që ka futur kontrabandë të kësaj firme para një viti e gjysmë dhe. a të kujtohet kush i shoqëronte?

8. Ç’të lidh ty me “B&G”, që u arratis me 1.2 milionë dollarë? Po me autobotët e karburanteve?

9. A ke dëgjuar gjë dhe a ke ndonjë lidhje me një numër llogarie, që Partia e Legalitetit ka në një bankë në Zvicër?

10. Ku e ke makinën që të fali Leka Zogu, para tre vjetësh?

11. A të kërkon akoma 10 milionë lekë, firma që të bëri rikonstruksionin e vilës?

12. A i ke takuar ditët e fundit djemtë simpatikë të Shijakut, dhe a i vazhdojnë ata punët e tyre me fitime përrallore?

13. A di ndonjë gjë për vilën e Marikajt dhe a të kujtohet, se pronë e kujt ishte ajo në vitin 1991?

14. Meqenëse je marrë shumë me punët e Rendit dhe të SHIK-ut, a të kujtohet Irakli Koçollari dhe a njiheshe me të?

15. A të kujtohet sa plumba mori pardesyja tënde e bardhë e veshur në trupin e I. H dhe, a e ke pardesynë që të fali Luan Pobrati?

16. A ke qenë këto ditë, nga shtëpia e Bardhyl Faskos dhe nëse ke qenë, si i shkojnë punët me pikën e karburantit?

17. Si arrite të marrësh shtëpinë e Erebarave për vëllain, në një kohë që Komisioni i Kthimit të Pronave, ka dy vjet që ia ka kthyer pronarëve të ligjshëm?

18. Meqë merresh shumë me punët e Rendit e të SHIK-ut, a të kujtohet kush t’i ka paguar paratë në hotelin “Palladio” në Greqia (Qendër e e Shërbimti Sekret Grek “ASFALIA)?

19. A ke dëgjuar ndonjë gjë për kontrabandën e kafesë dhe, a po i vazhdon më Guçja këto punë?

20. A ke miqësi me Maks Haxhinë dhe, si iu shkojnë ato “punët” juridike?

21. A ke takuar miq në restorantin “Kenedi” dhe, a të kujtohet ndonjë bisedë me ta?

22. Si “ekspert” i punëve të SHIK-ut, a e di sa përqind të njerëzve që të shoqërojnë për punët e sindikalizmës, janë ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit?

23. Si president i sindikalizmës, a do të vazhdoni të merreni me deputetllëk? Po me presidencën e arteve marciale?

24. Çdo të bësh, me pronat e sindikatave?

Përgjigjet që dha Azem Hajdari, drejtuar Sali Berishës

1. Ajo ishte një shtëpi dërrase, që u privatizua. Unë e kam marrë me vendim të Qeverisë të firmosur nga Meksi, si dhe me vendim të Bashkisë. Kam dhe fotografi që tregojnë gjendjen e saj fillestare. Kam paguar 1 milionë lekë.

2. Jam i pari, që e kam denoncuar Hajdin Sejdinë. Pyetjet i duhen drejtuar atyre që e kanë lejuar Sejdinë të largohet nga Shqipëria.

3. Për pesë vite, nuk kam marrë asnjë automjet nga Parlamenti, duke punuar me makinat e miqve, si deputet i një zone të largët. BMW-në, ia kanë dhënë shoferit tim (mund të pyetet edhe ai) dhe e kam përdorur si presidenti i klubit “Vllaznia”. Ndërsa makinën “Xhip” e kam përdor për fushatë dhe ma kanë dhënë miqtë e mi.

4. As kam patur dhe as kam përdorur “Fiat Regata”.

5. “Ylli Bingo” s’më ka falur asnjë makinë. Personalisht unë e respektoj, më duket djalë i mirë. Nuk di ku ka punuar dhe ku ka qenë.

6. Kam tre vjet që nuk kam takuar as për t’i dhënë dorën. Dikur ka banuar afër shtëpisë time në Lagjen Nr. 8.

7. As nuk kam dijeni për një problem të tillë. Nëse kanë problem me K. K., pyesni atë si dhe personin që e ka shoqëruar.

8. Është hera e parë që dëgjoj një emër të tillë. Sa për autobotët e karburantit, le t’i drejtohen firmës “Shqiponja-PD”, presidentit të saj (Berishës) dhe atyre që janë marrë me karburantet. Policia i di emrat e tyre.

9. As kam dëgjuar dhe as kam asnjë ide, për një problem të tillë.

10. Nuk është e vërtetë. Mbata në përdorim për 3 muaj, një makinë nga Guri Durollari, automjeti ka 2 vjet që ndodhet për riparim në ofiçinën e Ministrisë së Brendshme.

11. Po, mi kërkon firma “Fratari”. Kemi rënë dakord, që t’i paguaj me këste. Kam paguar disa këste. Drejtojuni firmës “Fratari”.

12. Kam punuar 4 vjet në Shijak si deputet. Nuk kam pasur asnjë lidhje individuale, por vetëm me institucionet. Le të pyetet populli i Shijakut.

13. Vila e Marikajt, ka qenë për 30 vjet pronë e Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1991.

14. Koçollari më kujtohet. Unë isha Kryetar i Komisionit Parlamentar për Rendin-SHIK-un, ku ai ishte kryetar i SHIK-ut, që qëndroi në detyrë edhe disa kohë pas fitores së PD dhe më të kam patur raporte pune.

15. Ju them se I.H. është djali i dajës i nënës sime, ai u vra nga Feriz Kërnaja që është arrestuar në prani edhe të Agim Shehut dhe sot vuan dënimin. Luan Pobrati ka qenë mik i disa personave, që sot janë veshur me pushtet të lartë në PD.

16. Kjo është një pyetje e turpshme, për atë që e bën.

17. Katër vëllezërit e mi, janë pa punë. Vëllai që flitet se ka qenë kryetar i PD në Tropojë. Për shtëpinë e tij nuk di si është marrë dhe nga kush është marrë. Në vitin ’91 ai është qëlluar me plumba në zyrën e tij në Tropojë së bashku me djalin e vëllait të Presidentit Sali Berisha, që quhet Agron Berisha.

18. Hera e parë që e dëgjoj këtë emër hoteli (Palladio).

19. Si e thashë më sipër, kam tre vjet që s’e kam takuar. Nëse të tjerët në PD, kanë problem me Guçen, le t’i drejtohen prokurorisë. Di që K… është nga një familje e përndjekur.

20. Maks Haxhinë? Pas dy vjetësh e kam takuar në rrugë dhe jemi pyetur për shëndetin. Kam respekt për të si njeri dhe pedagog.

21. Në restorantin “Kenedi” kam shkuar me dhjetëra herë, siç kanë shkuar me dhjetëra politikanë. Kam shkuar me miq e kam dalë me miq.

22. Ata që më shoqërojnë për sindikatën, kur shkoj në Kuçovë i quajnë enveristë, kur shkoj në Shkodër i quajnë djathtistë. Nëse kanë akuzë konkrete le ta thonë, por unë di se dosjet nuk hapen për njerëz të thjeshtë.

23. Do vazhdoj deputetllëkun, profesionet që kam dhe ato që me lejon statuti i sindikatës. Do jem presidenti i arteve marciale dhe i klubit “Vllaznia”.

24. Prona të Sindikatave të Pavarura nuk ka më, se i ka shitur Valer Xheka. Së dyti, ka një Dekret të Presidentit të Republikës, që thotë se ato i merr shteti./Pamfleti