Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur punimet, deputeti demokrat Sali Berisha nuk i ka ndalur as kësaj here sulmet ndaj qeverisë, ku sipas tij ajo është e lidhur me drogën.
Ai ka publikuar në Facebook një foto të një parcele të mbjellë me kanabis, ku ai pretendon se ndodhet në Memaliaj.
Por reagimet e komentuesve kanë qenë të shumta ku e akuzojnë Berishën se ishte ai i pari që e solli drogën në Shqipëri, por ka edhe nga ata që i kujtojnë edhe Lazaratin.
Ndërsa fotografia është e kohës së tij në pjesën e mbrapme të Sevasterit.