osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Maniakët e apartamenteve: Vetëm dy deputetët shqiptarë kanë nga 27 shtëpi!

Maniakët e apartamenteve: Vetëm dy deputetët shqiptarë kanë nga 27 shtëpi!

Politikanët shqiptarë nuk ia dinë limitet pasurisë. Çdo ditë shumë prej tyre, të veshur me kostumin e politikanit, flasin për varfëri, flasin për një fenomen që nuk e kanë prekur kurrë.

Nëse shohim ndër vite se si ka ndryshuar pasuria e deputetëve, rezulton se bëhet fjalë për shifra me 9 zero. Ka shumë nga ata që kanë miliarda lekë. Më të pasurit rezultojnë deputetët që janë njëkohësisht dhe biznesmenë. Agron Shehaj dhe Tom Doshi kanë më shumë të ardhura, të cilat janë me miliona euro.

Pas tyre vijnë emra si Astrit Veliaj, Adnor Shameti dhe Agron Çela, që po ashtu kanë të ardhura të shumta për shkak dhe të bizneseve të tyre.

Adnor Shameti dhe Astrit Veliaj kanë nga 27 shtëpi, ndërsa Tom Doshi 15. Po ashtu Monika Kryemadhi ka përfituar 8 apartamente dhe i ka shitur. Për emra të tjerë si Erjon Braçe, Bashkim Fino, Sadri Abazi, bie në sy se kanë makina të shtrenjta.

Në bazë të deklarimeve të pasurisë, në radhët e PD ka shumë milionerë, ku dhe dominojnë llogaritë e shumta bankare dhe investimet në bono thesari.

Ndërsa në PS ka makina luksoze, banesa dhe rrugë nga më të ndryshmet të fitimit të parave. Fate Velaj i PS ka deklaruar për shembull 1.2 milionë euro të ardhura nga librat që ka shitur. Askush nuk e vë në dyshim pasurinë e gjithsecilit, pasi ajo mund të jetë vënë në mënyrë shumë të ndershme. Madje ka emra si Agron Shehaj që këto para i kanë pasur para se të futeshin në politikë.

Por raportet ndërkombëtare flasin për korrupsion në nivele deputetësh dhe ministrash. Duke qenë se BE kërkon pastrim rrënjësor nga korrupsioni, duket se lind nevoja që vetingu të prekë dhe Parlamentin apo qeverinë.