Në Trindade, një vend në jug të Rio de Janeiros, turistët ‘zhduken’ në mes të shkëmbinjve, të mbuluar nga një mini ujëvarë, për tu shfaqur pastaj jo shumë larg, pasi kanë përshkuar një shpellë të fshehtë mbi një rrëshqitëse natyrale.
Zona që quhet Pedra Que Engole -‘Shkëmbi që gëlltit’ është zgjedhur së fundmi nga shumë turistë në Trip Advisor, të cilët arrijnë në shpellë pasi kanë ecur rreth 20 minuta në këmbë duke kaluar edhe pyjet tropikale: ‘Mund të duket e frikshme në fillim, por më pas zbavitja është e garantuar’.