Greqia është vënë sërish nën alarm për shkak të zjarreve.Pas flakëve apokaliptike të rëna në Athinën Lindore, tashmë çdo vatër zjarri shikohet si një rrezik i madh.Kështu gjatë mbrëmjes së sotme kanë rënë dy zjarre në ishullin e Zakinthos.
Zjarri fillimisht shpërtheu në zonën e Skopos, në Kalamaki. Ndërsa flakët po avanconin, një zjarr i dytë shpërhteu në fshatin Lathakia.Forcat zjarrfikëse dhe një brigadë vullnetarësh nxituan në vendngjarje.Zjarri ka djegur një zonë pyjore, pa kërcënuar zona të banuara.Katër automjete me 10 zjarrfikës ndodhen aty.