osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trimërohet Basha, kërcënon nga Holanda: Minat dhe rruspat i presin çdo projekt…

Trimërohet Basha, kërcënon nga Holanda: Minat dhe rruspat i presin çdo projekt…

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar sërish pas kthimit në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta të ligjit për Teatrin e ri. 

Teksa poston një video në facebook, Basha thotë se Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla.   

Më tej kryedemokrati ka paralajmëruar Ramës dhe mafian e ndërtimit, siç e quan Basha, se minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri. 

Postimi i Bashes:

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. 

Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. 

Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. 

Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!