Prestigjozja britanike Daily Mail i ka kushtuar disa herë kohët e fundit artikull të rinjve të pasur shqiptarë.
Por duke marrë për bazë faqen e instagramit “Rich Kids of Albania”, media britanike merr foto në këtë llogari dhe i paraqet sikur janë të rinjtë shqiptarë pa i vërtetuar ato.
Madje një prej personave që janë hedhur në artikull, ka replikuar me Daily Mail.
“Kjo foto qarkulloi gjithandej dhe shkruhej se unë jam një fëmijë i pasur shqiptar. Jam gangster nga Azia dhe s’kam asgjë kundër shqiptarëve, thjesht shkruajini gjërat siç duhet,” shkruan Jin Gates në profiling e tij në Instagram.