Patrulla e policisë ndalon një automjet për kontroll në qytetin e Kuçovës, por drejtuesi i jep gaz makinës dhe përplas efektivin, duke i shkaktuar fraktura në të dyja këmbët. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Autor i kësaj ngjarje është identifikuar Ylli Luka, 37-vjeç, nga Kruja.
Ai është larguar nga vendngjarja duke lënë të plagosur rëndë policin, ndërsa është arrestuar rreth 30 minuta më vonë në dalje të qytetit. Patrulla e policisë i ka kërkuar 37-vjeçarit dokumentet, por ai ka bërë rezistencë. Pas debatit me efektivët, ai ka hyrë në automjet dhe i ka dhënë gaz makinës duke përplasur një nga policët e patrullës, Jonuz Vrapi.
Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij, por ka arritur ta prangosë vetëm pas 30 minutash, teksa Jonuz Vrapi po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës.
Ndërsa efektivi i policisë është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Ai ka pësuar thyerje në të dyja këmbët dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Kuçovë
Informacion paraprak
Më datë 27.07.2018, rreth orës 21:15, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, është marr njoftim se po ndodhte një konflikt.
Menjëherë ka shkuar patrulla e policisë ku i ka dhënë urdhër drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit Y.L, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, për të ndaluar.
Shtetasi i lartpërmendur nuk i është bindur urdhërit të patrullës së rendit dhe për pasojë ka aksidentuar punonjësin e policisë së rendit J.V i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit Y.L më pas është bllokuar nga shërbimet e tjera të policisë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme./shqiptarja.com