Victoria Beckham është një nga stilistet më të famshme në botë. Kohët e fundit ajo u përfol për një divorc të mundshëm me bashkëshortin e saj, David Beckham.
Mirëpo kjo gjë u mohua nga çifti, teksa publikuan foto së bashku duke festuar 19-vjetorin e martesës.
Kohët e fundit stilistja po kritikohet mjaft ashpër nga fansat, dhe shkak për këtë është bërë një foto e publikuar nga vetë Victoria ku shihet me djalin e saj 19-vjeçar.
Brooklyn shihet i zhveshur nga mesi e lart dhe bien në sy tatuazhet e shumta që ka në trup. Pikërisht kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak fansave të stilistes të cilët e kanë kritikuar jashtë mase.