osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta në Sarandë me Fahri Balliun e Çim Pekën, nipi i Klemend Balilit heq shpenzimet në resortin turistik. Mister koiçidenca me oligarkun rus në të njëjtën ditë

Meta në Sarandë me Fahri Balliun e Çim Pekën, nipi i Klemend Balilit heq shpenzimet në resortin turistik. Mister koiçidenca me oligarkun rus në të njëjtën ditë

Ilir Meta sapo ka bërë publike kthimin e ligjit për “Teatrin” në Kuvend, ka udhëtuar për relaks drejt jugut dhe më konkretisht në qytetin bregdetar të Sarandës.

Jo se nuk përballonte dot përplasjet me përfaqësues të mazhorancës, apo dhe mbështetjen që i dha opozita në këtë rast, por sepse e kishte planifikuar për të lëvizur drejt një resorti turistik në Sarandë. Pasi dhe shërbimin ndaj bashkëshortes Monika në “opozitë” e kishte kryer.

Kreu i shtetit tashmë i ka bërë të udhës lëvizjet e tij të shpeshta në të katër anët e vendit, që nga Vermoshi e Tropoja e deri në Sarandë dhe Delvinë. Mbrëmë Ilir Meta ka qënë nën shoqërinë e këshilltarëve të tij më të besuar mediatikë, Fahri Balliu e Çlirim Peka, me të cilët ndan dhe momentet e pushimit sa herë lëviz në të gjithë vendin.

Burime pranë Presidentit bëjnë të ditur se Meta ka lëvizur me shoqëruesit e tij më të ngushtë, pa shqetësuar eskortën e vënë në shërbim të tij nga Garda, një rast i përsëritur ky por që këtë herë ishin lajmëruar se kreu i shtetit kishte destinacion Sarandën. Ndryshe nga herët e tjera kur kishte lëvizur pa lajmëruar dhe vënë në panik trupën e shoqërimit.

Mësohet se Meta nuk ka qënë në resortin turistik të Klemend Balilit “Santa Quaranta”, për shkak se është vënë nën sekuestro në kuadër të ‘gjuetisë’ dhe konfiskimit të pasurisë së mafias. Por kjo nuk e ka penguar që të jetë nën shoqërinë e Rigers Balilit, djalit të të vëllait të Klemend Balilit, i cili është kryetar bashkie në Delvinë, si përfaqësues i LSI.

Duke qënë se këshilltarët Balliu dhe Peka nuk e fusin dorën në xhep në këto udhëtime, të gjitha shpenzimet e djeshme i ka hequr nipi i Klemend Balilit. Por mësohet se “paketa” e shpenzimeve të Balilit të vogël për Metën vijon dhe sot dhe nesër, pasi pritet që Ilir Meta të qëndrojë në fundjavë në Sarandë.

Ende nuk ka konfirmim që kryetarja e LSI dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi do ti bashkohet Metës në Sarandë. Ndërkohë që mbetet mister nëse Ilir Meta kishte dijeni apo është koncidencë e rastit vizita e tij në Sarandë njëherësh me atë të zbarkimit e jahtit më të madh në botë sot në Gjirin e Sarandës.

Megjithëse lajmin e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në Instagram ku nuk fshehu dot entuziazmin, por nga ana tjetër nuk zbuloi pronësinë e këtij jahti, në “vendngjarje” ka qënë as më pak dhe as më shumë, por presidenti Ilir Meta.

Rezulton se jahti është në pronësi të oligarkut rus Andrey Melnichenko me vlerë një  miliard dollarë, është i gjatë 143 metra, i lartë 91 metra, më shumë dhe se Statuja e Lirisë. Ndërkohë që jemi të sigurtë që jahti i Metës nuk i afrohet fare atij të oligarkut rus, megjithëse pasuria është afërisht e njëjtë mes të dyve.

Nuk ka ndonjë konfermë apo burim zyrtar që bën me dije për ndonjë takim apo vizitë të Ilir Metës në bordin e këtij Jahti dhe takimi me oligarkun rus. Megjithëse s’përjashtohet mundësia./Pamfleti