Urdhëri ishte ky: Kërcimin në pallatin e Kulturës, përgatitjen në kazerma, e anuloi Rama
Kemi qeshur e nuk e kemi besuar, kur kemi lexuar dëshminë e mjekut të shkëlqyer, të ndjerit Ylvi Vehbiu, i cili pohonte në vitet 1991-1992, se ishte lodhur shumë me Sali Berishën deri në klinikat psikiatrike të Austrisë, duke u kujdesuar që t’i “mbante mendjen në vend”, por bindjen që Sali është i lajthur, na i krijuan dy vendime qeverie, të urdhëruar e miratuar prej tij, njeri në muajin e çeljes së luleve (mars 2010) dhe tjetri, në pikun e vapës (korrik 2011).
Bëhet fjalë, për ndarjen në dy copa të Teatrit të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, sipas të cilit, artistët balerinë, koreografë, solistë e valltarë do të qëndronin në Pallatin e Kulturës kur të kishin shfaqje, ndërsa gjithë repartet ndihmëse që përgatisnin artistët dhe realizonin shfaqjet, duhej të çoheshin në depot ushtarake, të ish-Uzinës së Artilerisë, në fshatin Brar të Tiranës.
Mund t’ju duket e pabesueshme, por dy vendimet që po publikojmë, tregojnë se para 8 vitesh, kur ishte në euforinë moshore, në ekstazën dhe krizën e pushtetit, dy vite pas Tragjedisë së Gërdecit dhe 6 muaj pas vrasjeve të 21 janarit, Sali Berisha paska qenë në gjendje të rënduar e të rrënuar psikike, duke “dalë nga faza” krejt.
Me vendimin e parë, VKM nr.634, Nr.198, datë 16.3.2011, Sali Berisha urdhëroi “internimin” e Teatrit të Operas e Baletit, që të largohej nga Pallati Kulturës dhe të ushtronte aktivitet, në depot e repartit ushtarak në Brar, duke u dhënë një kapanon me sipërfaqe 980 m2, ku sipas mendjes së Berishës, do të ushtronin aktivitetin artistik punonjësit dhe specialisët e dekorit, rekuizitës, ndriçimit, kostumeve, koreografia, fonia, ekipet që bënin provat e deri tek grimi i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Nisur prej anormalitetit të përmbajtjes, ky vendim u la në heshtje prej sektorit të kulturës, nga marsi 2010 deri në korrik 2011, kur “skuthat” që mbante rrotull Berisha, ia kujtuan që nuk ishte zbatuar dhe ai, kërkoi shkakun, por shefat e cultures u justfikuan, duke i thënë, se nuk mjaftonte sipërfaqja e akorduar.
Kaq u desh dhe Berisha, firmosi vendimin e dytë me VKM nr.634, datë 23.7.2010, ku urdhronte Ministrinë e Mbrojtjes, që nga 980 m2 depo, Teatrit të Operas dhe Baletit, t’i jepeshin 1031 m2.
Ky vendim nisi zbatimin, por u shty e u la në harresë, përsëri me justikime, por edhe vetë Berisha nuk ia kishte terezinë asaj pune, pasi në vitin 2011 ishte zhytur në “halle” të shumta qeverisëse e personale, me 21 janarin, me videon e pazareve të Ilir Metës, me korrupsionin e ministrave dhe sidomos, me aferat e shumta korruptive të fëmijëve të tij.
Këto dy vendime, u shfuqizuan nga Edi Rama, me VKM nr. 757, datë 12.11.2014, duke ia rikthyer ushtrisë, depot që Saliu i caktoi për aktiviteitn e Teatrit të Operas e Baletit./Pamfleti