osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Veliaj “thumbon” Metën: I tremben zhvillimit dhe gjërave të reja. Në shtator rivotohet!

Veliaj “thumbon” Metën: I tremben zhvillimit dhe gjërave të reja. Në shtator rivotohet!

Parkut të Madh të Liqenit do t’i shtohet një kënd i ri rekreativ, për të gjitha moshat. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të TIKA-s dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, nisi punën për një shesh të ri çlodhës, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se në një qytet, ku fëmijët trajtohen me respekt dhe dashuri që në moshë të vogël, nesër bëhen qytetarë më të mirë.

“Një nga arsyet pse kemi sot këto gërr-vërret e vogla është sepse kemi njerëz që janë rritur keq, nuk janë mësuar të luajnë në skuadër, nuk janë rritur duke menduar pozitivisht, nuk janë rritur që të shikojnë më të mirën, por ku të gjejnë hapësira për t’i përçarë njerëzit, për t’i ndarë ata, për t’i thënë jo progresit, për t’u trembur nga gjërat e reja. Kjo është arsyeja pse kemi këtë debat sot”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur tek çështja e teatrit, ai tha se në shtator projektligji do të miratohet sërish nga Parlamenti. Veliaj renditi shumë prej investimeve në kryeqytet të cilat në fillim hasën në rezistencë, por që, më pas, dhanë rezultate fantastike. “Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri.

Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentuar? Mjafton të shikojmë si është sistemuar këndi i lodrave, pista e biçikletave, pista e këmbësorëve, pista e vrapit dhe Amfiteatri i ri. Mjafton të shohim edhe si u mbollën 126 mijë pemë. Këto pemë u mbollën nga ata që thonë mos prek, apo nga ata që thonë se diçka ndryshon vetëm po u prek me dorë?!”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i shprehu mirënjohjen gjithë komunitetit të artistëve, të cilët mbështetën projektin për t’i dhënë shoqërisë dhe qytetit një godinë të re, të denjë për të funksionuar si Teatër Kombëtar. “U jam shumë mirënjohës të gjithë aktorëve që mbështetën teatrin e ri, gjithë shoqërisë që mbështet zhvillimin e Tiranës. Për të gjithë ata njerëz që mund të kenë ende dyshime, duhet t’i bëjnë një pyetje vetes kur shikojnë kundërshtarët e projekteve të bashkisë dhe të qeverisë në televizor:

Këta që kundërshtojnë çdo gjë, çfarë kanë bërë për mua? Kanë ndërtuar ndonjë çerdhe? Kanë ndërtuar ndonjë shkollë? Kanë mbjellë këta ndonjë pemë? Kanë hequr plehrat nga rruga? A kanë bërë këta diçka konkrete që ma ka ndryshuar mua jetën? Po ashtu, le t’i bëjnë të njëjtën pyetje vetes për ne që jemi duke punuar: Këta, a ishin po ata që bënë sheshin “Skënderbej”? Që bënë Pazarin e Ri? Që bëjnë çerdhet, kopshtet, shkollat? Që bëjnë këndet e lodrave?”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës garantoi se Tirana do të rikuperojë kohën e humbur dhe premtoi se ai dhe bashkia do të punojnë që kryeqyteti të vazhdojë në drejtimin e duhur. “Në fund të vitit do kthehemi këtu e do gjejmë një tjetër kënd lojërash të transformuar, e do themi: Sa mirë që nuk humbëm kohë!

Ne vërtet po humbasim 40 ditë kohë, por ama do ta rikuperojmë edhe kohën e humbur. Në një qytet që ka humbur vite të tëra, çdo ditë është e çmuar dhe për këtë kemi keqardhje, por ama do ta rikuperojmë me shumë guxim. Dua të falenderoj të gjithë ata që duan që Tirana të ecë përpara dhe t’ju premtoj që përsa më përket mua, dhe gjithë miqve tanë, kolegëve, do të punojmë fort që Tirana të vazhdojë në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.