Mbrëmjen e sotme po ndodh eklipsi më i gjatë i Hënës në shekullin 21, i cili po raportohet se po shihet në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe në një pjesë të Amerikës së Jugut.
Ky fenomen natyror pritet të zgjasë 1 orë e 43 minuta. Eklispsi në Shqipëri filloi në orën 19.57.
Edhe kryeministri i vendit Edi Rama është përfshirë nga entuziazmi i një eventi të rrallë astronomik që po ndodh momentalisht.
Kryeministri Rama ka filmuar disa çaste nga eklipsi i Hënës, video të cilën e ka postuar në rrjetet sociale.