Së sallën e “Vetting”, do të jenë dhe familjarë të 26 viktimave
Një tjetër “ujk i kopesë” së Gjykatës Lartë, del sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për t’u rrëfyer lidhur me pasuritë, moralin dhe profesionalizmin në ushtrimin e detyrëës si gjyqtar, në gjykatën ku komandon “Sheiku” Xhezair Zaga(r)njori i çdo partie e pushteti politik.
Para komisionit do të jetë Shkëlzen Selimi, ose “Bos Zeni i Gjykatës së Lartë”, siç e njohin hallexhinjtë, që rropaten me vite duke kërkuar të drejtën dhe siç e përkëdhelin “bosët” e botës së krimit që kanë lidhje me “lapsin” dhe “kuletën” e tij.
Nëse procesi i verifikim-vlerësimit të tij do të bëhet pa “tender”, referuar llogaritjeve pasurore që i ka bërë Komisioni Pavarur i Kualifikimit (KPK), thuhet se ky “lloj” Zeni do përjashtohet nga sistemi drejtësisë mbasi këtij gjyqtari “kapedan”, do “t’ia hanë kokën” milionat që “ka ngrënë” me vendimet e shitura tek bota e krimit dhe korrupsionit, mbasi rezulton se ka miliona lekë e pasuri të palujtshme që nuk blihen dot jo me rrogën e tij, por as me gjithë buxhetin e 10 viteve të Gjykatës së Lartë!
Sa për kujtesë, “Zeni i Gjykatës së Lartë” është gjyqtari, që “pastroi duart e gjakosura” të Zenit të Gërdecit e si për çudi janë të dy miliarderë kanë vila, apartamente, zyra private, biznese, kanë llogari bankare e fitime të mëdha nga interesat e tyre dhe të dy nuk janë prekur as nga drejtësia, as nga reformat e deritanishme!
Sipas informacionit që ka ardhur te “PAMFLETI” nga Zamira Durda, nëna e fëmijës 8 vjeç që u vra nga shpërthimi në fabrikën e demontimit ushtarak “Berisha-Mediu”, thuhet se sot, “Zeni i Gjykatës së Lartë” nuk do të jetë vetëm përballë anëtarëve të trupës së Komisionit të “Vetting”-ut, por edhe përballë familjarëve të viktimave të Gërdecit, të cilët do të jenë prezent brenda në sallë.
Ata do t’i kërkojnë komisionit të “Vetting”-ut që “Zeni i Gjykatës së Lartë” të përjashtohet nga drejtësia, të ndëshkohet dhe t’i sekuestrohen pasuritë ku bëjnë pjesë edhe milionat që ka marrë nga Zeni i Gërdecit, si pagesë për “pastrimin”e krimit me 26 viktima, ndërkohë që ditën e shpalljes së vendimit prej Zenit të gjykatës, familajrët protestuan para gjykatës, me parullën “Hiqni gjyqtarin që mbylli gjyqin dhe mbrotji vrasësit”./Pamfleti/