osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

17 figura politike që kanë pasur “kontakte” me Sali Berishën dhe që janë ndarë nga jeta e nuk mund të flasin dot

17 figura politike që kanë pasur “kontakte” me Sali Berishën dhe që janë ndarë nga jeta e nuk mund të flasin dot

Edhe pse nuk ka një “dosje” hetimore, apo gjykuese që të akuzoj zyrtarisht Sali Berishën për lidhje me këto vrasje e vdekje, fakte nga jeta e tyre për së gjalli, flasin për “raporte” dyshuese me Sali Berishën. Dhe pas këtyre raporteve, ata ose kanë humbur jetën në aksidente, ose janë zhdukur, ose janë vrarë në atentate, ose kanë vdekur befasisht. I mbeturi gjallë është vetëm Sali Berisha, të cilin nuk kemi as tagrin e as provat zyrtare, për ta akuzuar. Por kemi të drejtën, për të kujtuar profilet e disa prej këtyre figurave publike e politike, që kanë pasur “kontakte” me Sali Berishën dhe që janë ndarë nga jeta e nuk mund të flasin dot.

Azem Hajdari

Nismëtari, organizatori dhe drejtuesi i lëvizjes antikomuniste të Dhjetorit ’90. Themeluesi dhe drejtuesi i parë i PD. I vlerësuar prej Sali Berishës, si mik dhe bashkëpunëtor i afërt në krye të PD e në jetën private. Befas, sulmohet prej Sali Berishës, i hiqet imuniteti dhe tentohet të futet në burg. Përjashtohet nga strukturat e PD dhe cilësohet si spiun sigurimi prej Berishës. I bëhen disa atentate prita, por Berisha nuk reagon publikisht. Ndërsa gjendej në mbledhje kryese në krahë të Sali Berishës në PD, i bie telefoni, del prej selisë PD dhe vritet në atentat përballë saj. Berisha qau dhe bëri homazhe për Azemin. Çdo vit shkon tek memoriali i tij dhe vendos lule. Deklaroi se do t’i hapte dosjen e vrasjes dhe akuzoi Fatos Nanon si vrasës. Por deri në fund të pushtetit të tij nuk e hapi dosjen.

Gramoz Pashko

Ish-mik, armik dhe përsëri mik e bashkëpunëtor i afërt i Sali Berishës në kupolën e PD. Befas, gjatë një fundjave pushimi në bregdetin e Vlorës, siç u tha, aksidentohet duke notuar pas goditjes në një shkëmb, version i cili ende nuk është zbardhur. Me urdhër të Sali Berishës kryeministër dhe nën përkujdesjen e tij niset me helikopterin presidencial për trajtim mjekësor në Itali, por befas zhduket nga radari helikopteri, brenda të cilit udhëtonte dhe i biri i Gramoz Pashkos. Thuhet se helikopteri përfundoi në det, u gjet motori por jo viktimat. Sali Berisha i bën homazhe nderi dhe vlerësime si figurë politike.

Arben Broci

Është cilësuar, si një nga heronjtë e demokracisë. Kjo vrasje në demonstratat e prillit të 1991-shit në Shkodër, nuk ka ende asnjë autor. Për këtë krim drejtësia nuk ka vënë në pranga asnjë autor, madje edhe të dyshuar. Vrasja e studentit 21-vjeçar në 2 prill 1991 është cilësuar me motiv politik, duke mbyllur edhe kapakët e saj. Sali Berisha çdo vit e kujton, por nuk e rihap dosjen e vrasjes së tij politike.

Bujar Bishanaku

Një nga studentët që ka marrë pjesë në demonstratën në Shkodër në 2 prill 1991 për rënien e sistemit komunist. Autorët e vrasjes së tij edhe pse kanë kaluar 22 vjet, ende nuk dihen, duke bërë që kjo çështje të mbyllet me kaq. Vetëm me motivin politik, por pa autor. As në pushtetin e tij të fundit, Sali Berisha nuk e hapi dosjen vrasjes së tij.

Nazmi Kryeziu

Është cilësuar si vrasje me motiv politik. Por vetëm kaq është shënuar në organet e drejtësisë, duke mbyllur me kaq vrasjen e studentit Nazmi Kryeziu, mbetur i vrarë në demonstratën e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, për rënien e sistemit komunist. Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, nuk ka asnjë autor, ndërsa Sali Berisha nuk e hapi dosjen as në pushtetin e tij të dytë 8 vjeçar, duke heshtur.

Besnik Ceka

Nuk ka qenë i vetmi që është vrarë në demonstratën e 2 prillit në Shkodër. Studenti 21-vjeçar së bashku me shokët e tij ka marrë pjesë në protestën që është zhvilluar për rënien e sistemit komunist, por që më pas është gjetur i vdekur. Përveç titullit Hero i Demokracisë, vrasja e tij nuk ka asnjë autor, duke e mbyllur një herë e përgjithmonë këtë çështje.

Ilir Koloshevci

Vritet në Tiranë 21 tetor 1995, furnitori i UÇK-së. Sipas policisë, për këtë vrasje u dyshuan në fillim dy punonjës të SHIK-ut. Koloshevci ishte furnitori me armë për ushtarët e UÇK-së, që pasi i blinte në Shqipëri, i dërgonte më pas në Kosovë. Në atë kohë president republike, Sali Berisha heshti dhe bllokoi zbardhjen e dosjes së kësaj vrasjeje.

Dritan Hoxha

Themeluesi dhe drejtuesi i Televizionit “Top Channel”, një nga televizionet më kritike ndaj pushtetit të Berishës dhe veprimtarisë së tij antishqiptare, kriminale e korruptive. Dënohet prej Sali Berishës me gjobë prej 12 miliardë lekësh. Debaton publikisht me Sali Berishën, për dhunën që pushteti i tij ushtronte ndaj medias së tij kritike. Befas, viret në aksident në qendër të Tiranës, Sali Berisha tenton të denigroj figurën e tij, nuk shkon as në homazhet madhështore që u organizuan nga madje dhe shqiptarët. nuk nxori asnjë konkluzion për aksidentin, duke heshtur për këtë dosje.

Mirush Mati

Ish-shef personeli i PD. Kishte bërë gjithë spastrimet e drejtuesve të lartë të PD në qendër e në rrethe dhe të qeverisë, me urdhër të Sali Berishës. Po me urdhër të Sali Berishës, kishte mbushur vendet e punës në administratën e PD, në kryesi e në Këshillin Kombëtar të PD dhe në administratën shtetërore të viteve 1992-1997 me komunistë, hajdutë, imoralë, spiunë, kriminelë, servilë, burgaxhinj ordinerë etj. Befas, rezulton se ishte vrarë në aksident automobilistik në Moldavi. Sali Berisha heshti, madje nuk i shkoi as në varrim dhe as i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes e cila, akuzoi kupolën e PD, si organizatore të këtij aksidenti të befasishëm.

Kosta Trebicka

Biznesmenë i njohur në Tiranë, si ortak në fabrikën e Gërdecit të demontimit të municioneve, të paketimit dhe tregtimit të tyre jashtë Shqipërisë. i tradhtuar dhe nxjerr jashtë loje nga ky biznes prej grupit të djalit kryeministrit dhe Efraim Diveroli, bosit të trafikut të municioneve në SHBA, Kosta Trebicka, guxoi e doli publikisht në media, duke rrëfyer, se Gërdeci ishte biznes dhe trafik i organizuar prej djalit të kryeministrit Sali Berisha dhe se kishte komunikim me djalin e kryeministrit për këtë trafik e fabrikë, ku u vranë 26 njerëz, u plagosën 300 të tjerë dhe u rrafshuan 4000 banesa e biznese. Befas, pas intervistës në media, jepet lajmi se Kosta Trebicka ishte vrarë në gjueti, nga një aksident automobilistik. Kryeministri Berisha dhe familja kryeministrore heshtën edhe pse duhej të flisnin, pas akuzave që u bëri gazeta “SOT” dhe media ndërkombëtare, si organizator të kësaj vrasjeje, që ndodhi fill pasi ai shpalli veten dëshmitar kyç për krimin dhe trafikun e Gërdecit.

Fatmir Xhindi

Ish-deputetë i PS (opozitës) ndërsa kthehej si zakonisht në banesë pas punës së tij në fermën private në fsha6, ai vritet në atentat, në pritë tek hyrja e shtëpisë së tij. opozita akuzoi kryeministrin Sali Berisha dhe strukturat e pushtetit të tij, si organizator të vrasjes. Kryeministri heshti, ndërkohë që më pas deklaroi se kishte arritur të evidentonte autorët e krimit, por e mbylli pushtetin e tij me mos hapjen e kësaj dosjeje.

Bujar Kaloshi

Ish-drejtor i burgjeve të Shqipërisë pas vitit 1992. Aktivist dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Berishës. Pas burgosjes së ish-bllokmenëve dhe disa titullarëve të lartë të ish-pushtetit komunist, Bujar Kaloshi deklarohej publikisht se dinte dhe kishte incizuar shumë gjëra gjatë qëndrimit në burg të ish-bllokmenëve. Befas, një mëngjes, ndërsa dilte nga shtëpia për të shkuar në zyrë, vritet në atentat. Sali Berisha qau dhe bëri homazhe e nderime për të. Dosja e tij nuk është zbardhur, ka mbetur pa autor, ndërsa Berisha  ka heshtur.

Ahmet Krasniqi

Ish-ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, vjen me mision në Tiranë, bashkëpunonte me Azem Hajdarin, për çështjen e luftës çlirimtare të Kosovës, kundër gjenocidit serb. Ndërsa po përgatitje të largohej pas disa takimeve me krerët e politikës e ushtrisë shqiptare, ai befas gjendet i vrarë në mes të rrugës, në qendër të Tiranës, më 21 shtator 1998. Sali Berisha vlerësoi rolin dhe kontributin e tij, por nuk kërkoi asnjë hetim për të dhe nuk bëri asnjë hetim gjatë 8 viteve të fundit, që ishte në pushtet.

Remzi Hoxha

Tregtari i duraluminit shqiptaro-maqedonas, jetonte në rrugën “Siri Kodra” të Tiranës, që prej vitit 1992. I njohur si mbështetës i çështjes kombëtare në Kosovë dhe me aktivitet politik në këtë vend, rrëmbehet nga disa inspektorë të SHIK-ut dhe zhduket pa gjurmë. Akuzohet si urdhërues Sali Beirsha, mbasi Remzi Hoxha dispononte një kasetë filmike të takimit të Sali Berishës me Milosheviçin dhe krye terroristin serb, Arkan, duke biseduar për trafiqet e armëve e karburanteve me Serbinë, gjatë genocidit serb dhe për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët. Edhe sot e kësaj dite, autorët mbeten të papërcaktuar, ndërsa akuzohen 9 ish-punonjës të SHIK. Sali Berisha hesht.

Xhevat Hana

Ish-prokuror dinjitoz, i papajtueshëm me botën e krimit. Ish prokuror i çështjes “Gërdeci”. Kërkoi, që kjo dosje të trajtohej me përgjegjësi dhe me vërtetësi, duke çuar në bankën e drejtësisë, të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, madje dhe djalin e kryeministrit Sali Berisha. Sulmohet publikisht prej Sali Berishës dhe PD. Befas, sëmuret rëndë dhe niset për kurim jashtë Shqipërisë. Befas ndërron jetë, Berisha bën sikur e nderon me një shpërblim financiar për familjen pas vdekjes, shpërblim të cilin familja e refuzoi. Nuk ka asnjë shpjegim e version zyrtar, për shkaqet e sëmundjes së “befasishme” që çoi drejt vdekjes ish-prokurorin e dosjes “Gërdeci”, ku si personazh kryesor është djali i kryeministrit Sali Berisha.

Aleks Keka

Vrasja me e bujshme e llojit të ekzekutimeve mafioz të stilit italian do shënohej më 18 qershor të vitit 2009 rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti “Mitsubishi Pajero”, me targë SH 2125 E, do shpërthente nga një bombë e telekomanduar. Në këtë automjet udhëtonte Aleks Keka kryetar i PDK të rrethit Malësi e Madhe. U akuzua PD dhe Sali Berisha si skenarist të këtij krimi. Berisha heshti. Deri tani, nuk ka asnjë të akuzuar apo edhe të dyshuar. Dosja qëndron e mbyllur.

Skerdilajd Konomi

Vrasja më e rëndë nga mënyra e ekzekutimit dhe nga rëndësia është ajo e gjyqtarit vlonjate, Skerdilajd Konomi. Vrasja e gjyqtarit me eksploziv ishte një ngjarje tepër e rëndë për opinionin publik në Vlorë. Edhe pse policia ka deklaruar se është mjaft pranë gjetjes së autorëve, deri tani nuk ka asnjë dyshim apo të arrestuar. U hodhën akuzua si skenar i njerëzve dhe familjarëve të krerë të lartë të pushtetit për çështje pronash të grabitura me falsifikim dokumentesh në bregdet. Pas vrasjes, i vetmi që heshti e po hesht, ishte Sali Berisha.