Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi kompania e tij pësoi humbjen më të madhe njëditore në vlerë sesa ndonjë kompani tjetër publike në histori.
Zuckerberg humbi 16 miliardë dollarë për një orë. Analistët thonë se njerëzit po i largohen Facebook-ut të zemëruar nga reagimi i kompanisë ndaj shqetësimeve të tyre të privatësisë.
Pasuria e shefit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg ra me më shumë se 16 miliardë dollarë të hënën (26 korrik), pasi kompania e mediave sociale pësoi humbjen më të madhe njëditore në historinë e tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara, një ditë pasi drejtuesit e kompanisë parashikuan ulje të fitimit në vitet e ardhshme.
Aksionerët janë tani duke u përpjekur të zëvendësojnë drejtorin ekzekutiv të Facebook-ut pasi kompania humbi 119 miliardë dollarë vlerë në tregut e shkëmbimeve të enjtes.
Kjo rënie është e barabartë me vlerën e përgjithshme të disa prej kompanive më të mëdha të vendit, përfshirë Nike dhe McDonalds.
Trillium Asset Management .. një kompani investimi me rreth 11 milionë dollarë aksione në Facebook po kërkon që Zuckerberg të heqë dorë nga roli i tij, sepse mungesa e “mbikëqyrjes” ka kontribuar në keqmenaxhimin e një sërë çështjesh kontradiktore për Facebook-un”.
“Ai ka arritur kufirin e aftësive të tij.”
Robert Eberhard .. profesor i biznesit në Universitetin Santa Clara nuk mendon që Zuckerberg-u duhet të japë dorëheqjen por thotë se Facebooku tani mund të jetë tepër kompleks për miliarderin 34 vjeçar.
“Problemi është se në shkencat kompjuterike nuk mëson teknikat e menaxhimit të një kompanie globale që përfshin qeveritë, që përfshin aksionerë të ndryshëm, që përfshin interesa të ndryshme politike”, thotë profesori.
Për ta ndihmuar rritjen, Facebook-u ka shtuar Instagramin .. Oculusin, një kufje realiteti virtual .. dhe Whatsapp-in.
Kompania po hedh më shumë para në masat e sigurisë … pasi Cambridge Analitica, një firmë e angazhuar nga fushata Trump në vitin 2016, mund të ketë marrë informacione nga 87 milionë përdorues.
Rritja e përdoruesve është gjithashtu një problem.
“Facebooku po humb audiencën e tij adoleshente dhe kjo është shumë e rëndësishme. Po e merr atë në Instagram, por e humbet atë në Facebook”, thotë Larry Magid, analist i teknologjisë.
Rënia e Facebook-ut në treg bëri që edhe kompani të tjera të teknologjisë të pësonin humbje në Wall Street.