Mëngjesin e sotëm deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook për çështjen e Teatrit Kombëtar duke kritikuar qasjen e aktorëve për ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar.
Ai sulmoi Robert Ndrenikën në lidhje me kërkesën e bërë të kryesuar nga ky i fundit për ta shpallur vendin ku ndodhet teatri monument kulture dhe ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar.
Por i menjëhershëm ka qene reagimi i aktorit te madh, Robert Ndrenika, i cili nëpërmjet një statusi në facebook e cilëson Luan Ramën një dezinformator të opinionit publik.
Statusi i Robert Ndrenikës: More ti, Luan Rama (i LSI-së) mendoja që je “INFORMATOR”, por nuk ma priste fiqiri se më dole “dez INFORMATOR”