KPK ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Brocit. Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vetë gjyqtari është paraqitur në seancë duke zgjedhur të mos përfaqësohet nga asnjë avokat.
Si pasuri të tij, gjyqtari ka dekaruar: 2 apartamente në Don Bosko me vlerë 6 mln lekë, të cilat supozon se i ka blerë me kursime, një apartament 147 m2 në Rrashbull, të cilin e ka shitur në 2010 dhe një zyrë në Bulevardin “Zogu I” dhe një shtëpi 90 m2 në Shkodër në një truall 300 m.
Pikat ku mund të cënohet gjyqtari Broci janë: pasuritë e blera me të ardhura të pajustifikuara, shtesa pa leje dhe shqyrtimin e një çështjeje në favor të firmës së ndërtimit që i ka shitur shtëpinë dhe mospërputhje dhe se shtëpia në Shkodër u ndërtua me materiale ndërtimi të dhuruara nga një firmë ndërtimi, për të cilën Broci kishte vendosur pro në një proces gjyqësor. Vendimi për të do të merret më 31 korrik.
Sipas raportit të ILDKP-së, deklarimet e tij janë të sakta dhe nuk ka fshehje, ndërsa DSIK e ka deklaruar të përshtatshëm. Përsa i përket anës profesionale, subjekti ka aftësi profesionale, por duhet të punojë me mirë me dokumentimin e vendimmarrjeve.
Sipas KPK-së, Broci ka mospërputhje mes deklarimeve dhe informacionit mbi blerjen e tokës, të cilën më pas e ka shitur në 2010, nuk ka pasur të ardhura për ta blerë shtëpi në vitin 2006 në të cilën nuk ka deklaruar shtesën e bërë, ka mospërputhje mes lëvizjeve në llogari bankare dhe kontratës së shitjes, gjithashtu Broci nuk ka paguar tatimin për shitjen e këtij apartamenti.
Në fjalën e tij Broci shpehet se pretendimet e KPK-së nuk qëndrojnë pasi ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin përkatës.