AKBN qendra e më e madhe e korrupsionit të Metës dhe Monikës për 8 vite, si e përzunë Besian Peshën nga drejtoria dhe partia, drejtori i fundit me larëse zhavorri, lokale, vila, apartamente, troje dhe toka
Që nga viti 2009, kur Ilir Meta u bashkuan me Sali Berishën për të sunduar dhe plaçkitur Shqipërinë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka shërbyer si një zgafellë e madhe vjedhje dhe plaçkitje nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë emëruar në këtë drejtori të rëndësishme që menaxhon minierat dhe guroret, njerëzit më të besuar. Vetëm Besian Pesha, i dënuar më parë për vjedhje ordinere, me se duet nuk u soll siç duhet, pasi Meta dhe Monika e përzunë nga kjo drejtori. Pas shkarkimit, Meta e përzuri Peshën edhe nga partia, çka tregon se zemërimi ka qenë i madh.
Kaq e rëndësishme ishte kjo drejtori për Ilir Metën, saqë u detyrua një ditë t’i shkonte në zyrë ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Priftit me bllokun e pazarit në dorë. Nga burgu e shpëtoi Sali Berisha me anë të zagarëve të tij në Gjykatën e Lartë, sot të gjithë të shkarkuar nga Vetingu si të korruptuar. Kaq i fiksuar ishte Ilir Meta saqë pas shkarkimit të Dritan Priftit u bë vetë ministër Ekonomie, me pretendimin qesharak për të qenë sa më pranë strukturave të partisë.
Drejtori i fundit i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore është Viktor Tushaj. Ky u fundit u bë drejtor pasi humbi Bashkinë e Lezhës, ndërsa në zgjedhjet e 2017, Meta dhe Monika e bënë deputet. Tushaj posedon një pasuri përrallore, ku përfshihen lokale, qendër biznesi, apartamente, vila, toka, troje, larëse zhavorri etj./Pamfleti
Pasuria e Viktor Tushajt
Qendër biznesi 192 m2 në Lezhë dhe lokal 274 m2 me vlerë 36 180 000 lekë.
Lokal shërbimi (transformator + pompë) 13.76 m2 + 44.98 m2, 1 670 000 lekë.
Apartament banimi në Lezhë sipërfaqe 195 m2, 15 544 000 lekë.
Garazhi 33.98 m2 në Lezhë, vlera 6 432 000 lekë.
Shtëpi banimi 184 m2 në Lezhë, vlera e shtëpisë 14 740 000 lekë.
Garazhi 35.38 m2 në Lezhë, me vlerë 6 700 000 lekë.
Nyje larëse zhavorri 1 200 m2 + truall 4970 m2 + ndërtesë 145 m2 në Lezhë, vlera 1 590 400 lekë.
Truall 1000 m2 dhe një ndërtim 250 m2 në Shëngjin, vlera 35 919 000 lekë.
Apartament 74.54 m2 në Lezhë, vlera 2 108 000 lekë.
Tokë arë në Shëngjin 500 m2, vlera 600 000 lekë.
Qendër biznesi 145.7 m2, vlera 4 100 000 lekë.
Apartament 129 m2 në Tiranë, vlera 4 000 000 lekë.
Tokë arë me sipërfaqe 30,721 m2 në një fshat të Lezhës, 25 pjesë taksuese.
Truall me sipërfaqe 91 m2 nga e cila 30,48 m2 ndërtesë në Lezhë
Truall me sipërfaqe 388 m2 nga e cila 129,64 m2 ndërtesë, në Lezhë.
Apartament me sipërfaqe 118,17 m2 në Tiranë, pranë Shkollës së Gjuhëve të Huaja.
I biri 51% të kuotave në kapitalin e kompanisë Beate Annibale, përftuar në bazë të kontratës së dhurimit me datë 14.12.2017.
I biri Z.Kristian Tushaj, pronar i vetëm dhe administrator i shoqërisë ‘Kries’ Sh.p.k krijuar në datë 25.07.2017 me objekt ‘Import-eksport i mallrave industriale etj.’