Horri LSI nuk duhej liruar, pasi ka vendim tjetër “arrest me burg” nga gjykata Elbasan
Ditën e enjte datë 26 korrik 2018, kur pronari i LSI,“gjakpirësi” Ilir Meta, lobonte me 3 krerët e forumeve rinore të LSI, PS e PD, për të sensibilzuar të rinjtë për dhurim gjaku, gjyqtarja shoqe e Monikës me emrin Ilirjana Olldashi, liroi nga burgu “fabrikën e prodhimit të lekëve” të Likes, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve.
Në vendimin e gjyqtares Olldashi, që ia dëgjoi fjalën e ia plotësoi dëshirën Monës, për lirmin e sekserit të familjes Dash Xhika ka ca gjëra që nuk përputhen as me qëndrimin e gjyqtares dhe as me ligjin, e që duket sikur janë lëndë e parë për “Vetting”-un, kur kësaj gjyqtareje t’i vijë “ora” i verfikim-vlerësimit.
Lirimin e ish-drejtorit Xhika në datën 26 korrik 2018 e bëri po gjyqtarja Olldashi, që në datën 4 shkurt 2018 e la në burg me argumentin “kryehajdut” i 54 milionë eurove vetëm në rrugën Tiranë-Elbasan, ndërsa 2 ditë më parë e liroi, me argumentin “është i sëmurë” e duhet të qëndrojë në shtëpi”, ndërkohë që burgu ka spital e atje trajtohen edhe të sëmurë me kancer. që kanë vjedhur një lopë në fshat, apo një celular në autobus e nuk lirohen me “arrest shtëpie”.
Shkelja ligjore që gjyqtarja ka bërë për hatër të shoqes Mona, ka lidhje me skandalin, që ajo ka liruar Xhikën, ndërkohe që në dosjen e tij është edhe një masë arresti me “burg pa afat” nga Gjykata e Elbasanit, por që gjyqatraja Olldashi bëri sikur “nuk e pa”./Pamfleti