osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përgjimi i gjyqtarit Selimi, SHISH: Ndihmoi të arrestuarin të lirohej nga burgu

Përgjimi i gjyqtarit Selimi, SHISH: Ndihmoi të arrestuarin të lirohej nga burgu

Shkëlzen Selimi, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, del so në Vetting. Me emrin e tij janë lidhur dosje të mëdha, të cilat si një shërbim për politikën janë mbyllur, përmendim këtu Gërdecin.

Pas vendimit, Shkëlzen Selimi udhëtonte me makinën e të dënuarit për tragjedinë e Gërdecit. Lidhjet e tij me botën e krimit dhe bandat e trafikut të drogës janë të vjetra dhe të faktuara edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Top Channel disponon materialin ekskluziv që fakton lidhjet e gjykatësit Shkëlzen Selimi me bandat kriminale të qytetit të Fierit, të cilat janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Nga dokumenti që disponon Top Channel kuptohet që gjyqtari Shkëlzen Selimi ka ndihmuar dhe bashkëpunuar për lirimin nga burgu të një të arrestuari, që ishte kapur në flagrancë me armë pa leje.

Ngjarja për të cilën SHISH ka përgjuar ka ndodhur në dimrin e vitit 2011 në qytetin e Vlorë, aty ku ka punuar si gjykatës edhe Shkëlzen Selimi.

Oficerët e Shërbimit Sekret ishin në ndjekje të Fero Dervishajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata raportojnë se në përgjime kanë kapur komunikime edhe me gjykatësin Shkëlzen Selimi. Ja çfarë thuhet në dosje:

“Gjatë ndjekjes së procesit informativ në ngarkim të këtij shtetasi nga një ngjarje e rastësishme që lidhet me arrestimin e tij më datë 27 nëntor të vitit 2011 për armëmbajtje pa leje, u vërtetuan disa lidhje korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë dhe policisë , të cilat brenda 3 ditëve mundësuan nxjerrjen e tij në gjendje të lirë, në datën 30 nëntor 2011. Lidhjet korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë referuar ngjarjes konkrete janë: Zoti Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në dosje.