osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha lë në pritje Kryemadhin për zgjedhjet vendore

Basha lë në pritje Kryemadhin për zgjedhjet vendore

Nga Kliti Topalli

Baza e Partisë Demokratike vijon të mos jetë e bindur për aleancën me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndonëse këto dy forca bashkëpunojnë, në bazë nuk ka asnjë kontakt mes tyre. Protesta e 26 majit e tregoi një krisje Basha-Kryemadhi. Të dy liderët ishin të ndarë në protestë, ndërsa po ashtu një numër i madh anëtarësh të LSI nuk morën pjesë.

Po ashtu, Basha doli kundër skenarëve të dhunës të kërkuar nga LSI. Por situata është tensionuar sërish dhe kjo pas seancës parlamentare të 23 korrikut. LSI nisi flirtet me PS lidhur me ligjin për magjistratët. Ajo qëndroi në sallë, ndryshe nga PD që e bojkotoi seancën.

Po ashtu LSI ndërmori një nismë për dialog politik. Gazeta ka mësuar se këto sjellje të saj kanë acaruar bazën demokrate. Së fundmi në disa degë të PD në Tiranë janë mbajtur disa mbledhje dhe është ngritur shqetësimi i LSI.

Ka shumë nga ata anëtarë që e shohin me shqetësim afrimitetin PD-LSI. Gazeta ka mësuar se frika më e madhe e demokratëve do të jenë zgjedhjet vendore. Lulzim Basha ende nuk e ka ndarë nëse do hyjë vetëm apo bashkë me LSI në zgjedhje, por demokratët i tremben faktit se përfaqësues të LSI mund të çojnë vota te PS.

Burime shumë të sigurta kanë bërë me dije se Kryemadhi ka kërkuar nga Basha që ai ta mbështesë atë në disa bashki. Synimi i LSI është që në bashkitë aktuale ajo të dalë me kandidatët e saj dhe PD aty të mos ketë përfaqësues, por votat të shkojnë te kandidatët e LSI. Por deri më tani kryedemokrati Basha nuk ka marrë një vendim për këtë gjë. Eksponentë në degë të PD kanë dalë kundër një skeme të tillë, pasi nuk kanë shumë besim te LSI.