Një lajmi rëndë që ka tronditur gjithë opinionin publik ka qenë ai i ditës së sotme, ku një i ri dhe bashkëjetuesja e tij u qëlluan me armë zjarri dhe u lanë të vdekur brenda makinës së tyre, në qytetin e Shkodrës.
Report TV ka mundur të sigurojë pamjet e para nga vendngjarja, ku nëna e Boran Bërcamës merr vesh lajmin e kobshëm.
Lotët e saj s’kanë të ndalur dhe zëri i dridhur nis vajin. Gruaja vë duart kë kokë e mbulon gojën me dorë, teksa përsërit herë pas here fjalët “Më raftë pika”.
Ajo largohet nga një djalë i ri në moshë, i cili mundohet ta shoqërojë dhe ta mbajë larg nga sytë e kamerave dhe policia.