Përveç faktit se madrilenët kanë humbur yllin e tyre në fushën e blertë gjithashtu ata kanë humbur dhe një element kyç të marketingut. A është ky thjesht një hamendësim mediatik? Jo, shifrat flasin qartë.
Portugezi ka më shumë se 330 milion ndjekës në mediat sociale- as Lionel Messi e as Neymar nuk i afrohen. Ronaldo gjeneron më shumë se 400 milion euro nga sponsorizimet në reklama, duke bashkuar të ardhurat edhe nga vlerat e tij si lojtar ai fitonte 250 milion euro për sezon, shkruan telesport.
Asnjë nga lojtarët e Los Blancos nuk ka pasur një imazh të ngjashëm me atë të 33-vjeçarit, që numëron 43% më shumë sa shumë prej tyre të marrë së bashku madje ka më shumë ndjekës sesa marka e klubit të tij, Real Madrid-i.
Pas largimit të Neymar-it vitin e kaluar dhe Ronaldos këtë vit në Seria A, La Liga ka marrë ‘dy shuplaka” për imazhin e saj. Sponsorët e Ligës si edhe Adidas do t’a kenë të vështirë të ngrejnë fushatat e tyre marketing pa portugezin.
Ndërkohë në Torino, Juventus ka një rritje 30% në vlerën e markës, madje një rritje prej 11% në Instagram duke numëruar 1.1 milion ndjekës më shumë në vetëm një javë.