Dashi
Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ulin besimin që keni në vetvete. Mos mbysni ambiciet tuaja vetëm se mendoni se nuk mund t’ia dilni mbanë. Falë yjeve mike do të keni mundësi të organizoni një udhëtim në shoqërinë e personave që keni më shumë për zemër.
Demi
Shpirti i iniciativës dhe guximi ju lejon të përfundoni me sukses edhe detyrat më të vështira këtë ditë. Gjithashtu do të jeni mjaft energjikë, të kthjellët dhe do të keni një dëshirë të madhe për t’u impenjuar shumë e për të arritur rezultate të kënaqshme. Cilësi këto që do ju lejojnë të jeni fitues në sektorin praktik dhe privat, edhe në rastet kur mund të hasni rivalitet.
Binjakët
Për të lindurit e kësaj shenje humori po përmirësohet pak e nga pak dhe po rigjeni sërish besimin tek aftësitë tuaja. Mos e prishni këtë moment pozitiv, shfrytëzojeni për të arritur objektiva të rëndësishëm, sidomos në sektorin profesional. Yjet e ditës së sotme ju sugjerojnë ta shikoni më mirë marrëdhënien sentimentale për të evituar vuajtje dhe humbje kohe.
Gaforrja
Një ditë e mirë kjo për ju. Në sektorin profesional do të keni aleanca dhe ndihma të rëndësishme, të cilat do ju ndihmojnë të ngriheni profesionalisht. Seleksiononi mirë personat me të cilët do të bashkëpunoni në ditët në vazhdim. Gjithsesi situata juaj profesionale dhe sentimentale paraqitet dinamike.
Luani
Do të gjendeni përballë një propozimi profesional, që edhe pse do ju shtojë përgjegjësitë, ju paraqet një mënyrë më krijuese për të punuar. Dëgjoni sugjerimin e një mikut tuaj, edhe pse nuk është në favorin tuaj. Në qoftë se do të jeni objektiv në gjykimin e këtij sugjerimi, në të ardhmen do të keni mundësi të konstatoni që ka pasur të drejtë.
Virgjëresha
Hëna dhe Saturni do të sjellin një lodhje fizike dhe shqetësime në marrëdhëniet sentimentale. Kini parasysh se keni një histori dashurie që e keni shumë për zemër. Përpara se të hidheni në një projekt të ri që ju tërheq shumë, sigurohuni se jeni liruar nga të gjitha çështjet që mund të keni lënë pezull.
Peshorja
Klima që përshkon ditën e sotme do të jetë mjaft e favorshme. Do të ketë zhvillime të rëndësishme që do të sjellin fitime e mirëqenie, por mbi të gjitha do të sjellin njohje të reja që do të jenë të vlefshme për punën tuaj. Në sektorin e ndjenjave do të keni mundësi të sqaroni diskutime të bëra këto kohët e fundit.
Akrepi
Tregohuni më tolerantë ndaj një kolegëve në punë. Dikush që për arsyen se do të tregohet më i kujdesshëm ka vendosur të ndjekë një ritëm më të ngadaltë pune sesa e kishit parashikuar, por duhet të jeni të qetë. Ndoshta jeni të stresuar nga shumë ngjarje që kanë ndodhur rreth jush, do ju bëjë mirë të shkëputeni nga rutina e përditshme.
Shigjetari
Këtë ditë duhet të përballeni me disa pengesa të vështira për t’u kaluar. Duke parë kalimin aspak të favorshëm të disa planetëve në shenjën tuaj, mundohuni të mos lodheni shumë e të mos përziheni në diskutime të mërzitshme me partnerin ose familjarët tuaj. Do të arrini rezultate të shkëlqyera në aktivitetet sportive dhe do ju paraqiten shanse të reja në sektorin profesional.
Bricjapi
Një ditë mjaft e mirë pritet për ata që i përkasin shenjës së Bricjapit. Do të paraqiten mundësi të mira profesionale dhe ekonomike, që do t’i arrini nëpërmjet miqësive e marrëdhënieve me persona me influencë. Ndër të tjera ka ardhur momenti të mbyllni një zënkë të vjetër midis jush dhe një mikut tuaj.
Ujori
Mundohuni të vendosni kontakte me personat e duhur, sepse sot mund të arrini përfitime të konsiderueshme. Jo menjëherë, por do ju duhet të prisni disa ditë. Shijojeni mbrëmjen të mbushur me emocione në qoftë se jeni çift dhe me njohje të reja në qoftë se e keni zemrën e lirë.
Peshqit
Hëna në kundërshtim ju bën mjaft dyshues, saqë do të arrini të shikoni vetëm komplote rreth jush. Provoni t’u jepni më shumë besim personave që ju rrethojnë dhe nuk do të pendoheni. Duke parë tensionin që rritet gjithnjë e më shumë, mundohuni ta shkarkoni, duke u marrë me ndonjë aktivitet sportiv. Një moment krize do të përfshijë lidhjen tuaj por ndërhyrja e një miku do ju ndihmojë shumë ta kaloni