Shpesh gratë dhe vajzat joshen nga burrat më të mëdhenj në moshë. Shumë janë ata të cilët e justifikojnë këtë gjë me qëndrueshmërinë që ofrojnë këta të fundit. E shumë të tjerë e trajtojnë fenomenin si të lidhur me kompleksin e Elektrës, i cili i çon këto vajza që të krijojnë raporte me burra më të rritur, të cilët i kujtojnë të atin. Një histori të tillë e rrëfen një lexuese e cila është e pasigurtë për të ardhmen për shkak të fiksimit të saj me burrat shumë më të mëdhenj në moshë.
Jam një grua 30 vjeçare më tërheqin shumë burrat më të mëdhenj. Ata të moshës sime më duken jo tërheqës dhe ideja të pasurit marrdhënie intime me ta më duket e tmerrshme.E ndjej si fetish, është aq e fortë sa më pengon të kem marrdhënie normale.
Nuk mendoj se kam problem të lidhura me kompleksin e Elektrës, kam pasur gjithmonë marrdhënie të qendrueshme me prindërit e mi. Kam qenë e lidhur me një 60- vjeçar për një vit, fëmijët e tij kishin pak a shumë moshën time dhe refuzuan të më njihnin. Reagimet që marr shpesh janë pa takt dhe shumë paragjykuese. Nuk kam dashur kurrë fëmijë, kështu që tani nuk jam e shqetësuar tani, gjithsesi nuk e di çfarë do të bëhet më vonë? Ndiej sikur do të vdes e vetme pa askënd pranë për shkak të fiksimit të çuditshëm që kam me burrat e moshuar.