Tradhëtia duket normale për shumë. Në pjesën më të madhe të rasteve është vetëm seks i rastësishëm dhe të nesërmen nuk do ti mbash mend as fytyrën personit me të cilin ke tradhëtuar gjysmën tjetër. Në raste të tjera tradhëtia shkon përtej seksit, ka ndjenja dhe ndjesia e të qenurit tjetra duket se i mbush gratë dhe vajzat me pasiguri. Një histori të tillë po e përjeton edhe personi që ka shkruar historinë më poshtë.
Vitin e kaluar më kontaktoi sërish një nga ish partnerët mi, të cilin e njoh prej 37 vitesh. Folëm dhe ramë dakord që të takoheshim dhe këtu filloi “lidhja”. Takoheshim të paktën njëherë në muaj dhe kalonim natën bashkë duke bërë seks. Por ndjehesha e përdorur gjithmonë.
Unë e dua, ai thotë që më do, por do edhe gruan e tij. Kur filluam të dilnim bashkë më tha që kishte probleme me gruan sepse nuk mund të bënin seks. E di që jam duke gabuar, jam munduar ti jap fund dy herë por nuk kam mundur. Ai më thotë që nëse gjërat ndryshojnë do të jetë me mua. A jam budallaqe nëse e besoj? E dua por ndiej sikur po më tradhëton me gruan e tij.