Nga Stafi Rilindje
Prisnim reagimin e duhur nga aktorët tanë dhe erdhi!
Kur kuptuan që protesta për teatrin është kryekëput politike, siç ishte ajo për këndin e lodrave apo stadiumin, artistët elitarë si Robert Ndrenika, Mirush Kabashi apo Bujar Asqeriu u tërhoqen dhe u distancuan nga krerët e protestës: 2 “regjisorë” hajdutë fondesh dhe mitingashi Neritan Liçaj.
Madje reflektuan dhe u distancuan edhe Arben Derhemi, Alfred Trebicka e regjisori Altin Basha!
Vendin e tyre e zuri Fatos Lubonja, Sonila Meço, Altin Goxhaj, Shpëtim Gjata e mitingashë të tjerë, që “mbinë tek teatri si çibanë”.
Pas distancimit të elitës, menjëherë nga PD, filluan sulmet dhe fyerjet ndaj tyre!
Theksojmë këtu, se elita ka kërkuar teatër të ri “PA KULLË” dhe të mos cënohet asnjë “CENTIMETËR TOKË” e truallit të teatrit!
Këtë garanci e dha Kryebashkiaku Erion Veliaj me ligj, bashkë me ministren dhe elita u bind, sepse nuk ishin kundër teatrit të ri, thjesht në fillim, ishin mashtruar nga mitingashët.
Kur panë që elita e aktorëve e kuptuan, se protesta ishte politike, organizatorët e vërtetë u futën në skenë!
Në protestë shkuan Luli, Titi i Vasilajve dhe Koçua i tredhur (Kokëdhima).
Pastaj, aty u injektuan çibanët e PD-LSI dhe çdo ditë, aty protestojnë të rinjë të forumit rinor PD-LSI, ah po, edhe hajduti dhe gjobëvënësi i LSI, Besjan Pesha.
S’ka më artistë aty, ka mbledhje shtabi të PD-LSI. Ndjesë pastë protesta!