jë 34-vjeçar në Kosovë është vrarë këtë të shtunë, bëri me dije policia e Prishtinës. Mediat në Kosovë raportojnë se i dyshuari për vrasjen e M.G. është i vëllai.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një rast vrasje në fshatin Tërbovc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, njoftoi policia lokale.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje, ku viktima: M.G. mashkull, 54 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes. Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Personi i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, shtuan të njëjtat burime.