Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shqiptar është arratisur nga burgu i Tiranthias në Nafplion, Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptari është rreth 30 vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Raportohet se ai kishte dalë mëngjesin e së shtunës nga qelia, së bashku me të burgosurit e tjerë, por më pas nuk është vënë re.
Autoritetet e burgut kanë vënë larmin dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për shqiptarin.