Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë është regjistruar nga instrumentet e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në det pranë brigjeve të Tropeas, në Kalabri.
Tërmeti, i cili ndodhi në një thellësi prej 57 km, u ndje nga njerëzit. Sipas kontrolleve të para nga Departamenti i Mbrojtjes Civile nuk është regjistruar asnjë dëmtim i personave apo pronave.
Ka pasur dhjetra thirrje telefonike për zjarrfikës në këtë periudhë të mbushur me turistë. Tërmeti u ndje qartë në krahinat e Catanzaro, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria.
Ndërkohë edhe në vendin tonë janë ndjerë dy tërmete të lehta ditën e sotme. IGJEUM raporton se në orën 04:52 është ndjerë tërmeti 2.5 ballë në Budull të Durrësit. Po ashtu në Manëz të Re të Durrësit rreth orës 08:06 është ndjerë tërmeti 2.3 ballë.
Tërmeti i parë
Data: 14/07/2018
Ora: 04:52:42
M=2.5
Place: Budull, Durres
41.45° N, 19.67° E
Thellësia: 27 KM
Tërmeti i dytë
Data: 14/07/2018
Ora: 08:06:18
M=2.3
Place: Manez e Re , Durres
41.45° N, 19.61° E
Thellësia: 20 KM