Hysni Rama është personi i vënë në pranga për vrasjen e Kejsi Hysës. Detaje të reja mësohen lidhur me motivet e ekzekutimit të laçianit Kejsi Hysës (i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit), i cili u gjet i vrarë dhe i groposur këtë të shtunë pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel, në Fushë-Krujë.
Burime pranë grupit hetimor thanë se pista kryesore se përse dyshohet se është ekzekutuar 34-vjeçari janë borxhet. Më konkretisht, ai dyshohet se u kishte para borxh personave të dyshuar për ekzekutimin e tij .Një person është ndaluar nga policia e Krujës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim policor për vrasjen.
“Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Ndërsa burime policore saktësuan se pranë vendit ku i gjet i groposur trupi i 34-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë. Nga këqyrja paraprake e kufomës, Hysa është qëlluar me një plumb në kokë.
Kush është i arrestuari?
Policia njoftoi zyrtarisht se personi i vënë në pranga është me iniciale H.R.. Burime thanë për “Panorama” se ai ka folur në celular me viktimën dhe kështu hetuesit kanë rënë në gjurmët e rij.
Ndërsa në kërkim policor është shpallur një tjetër person me iniciale A.T..