2 tërmete janë regjistruar në Shqipëri brenda pak orëve, ku epiqendra ka qenë te Gjiri i Lalzit.
Prej më shumë se një jave termetet kanë tronditur Shqipërinë, gjë që ka alarmuar jo vetëm banorët, por edhe por edhe sizmiologët të cilët nuk dinë të japin shpjegime mbi këtë dukuri.
Lekundjet dje
Lekundja e fundit e regjistruar është ajo e orës 05:21 të mëngjesit me epiqendër në Gjirin e Lalzit, në Durrës.
Për fat lëkundjet nuk kanë qenë shume të forta, kështu që nuk janë ndjerë, apo shoqëruar me panik nga banorët.
Një tjetër epiqendër në të cilën janë përsëritur shumë herë goditjet është edhe Fushë-Kruja.