Fotografitë e para të kryeministres britanike Theresa May gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump me të cilin i shtrëngoi duart, janë duke bërë xhiron e botës.
Sapo preku helikopteri në oborrin e pallatit Blenheim, nga i cili zbritën Trump dhe Melania, ata i priti në tapetin e kuq nikoqirja – kryeministrja May, transmeton Telegrafi.
Nikoqirja kishte veshur një fustan të kuq solemn kurse ajo çfarë u kishte bërë më së shumti përshtypje të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin, ishte një copëz e plastikës në krah që e kishte të ngjitur.
Bëhet fjalë për një pajisje që mat sheqerin në gjak (dibaetin). Brenda saj është një gjilpërë që ngulet nën lëkurë dhe përcjell nivelin e sheqerit, dhe i dërgon rezultat në telefon apo orë të mençur.
Copëza e vogël e plastikës ka madhësinë e 20 centëve dhe vazhdimisht monitoron nivelin e glukozës, që do të thotë se diabetikët nuk kanë nevojë që vazhdimisht që shpojnë gishtin për të matur sheqerin.