osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministra, ish-ministra dhe 6 kryebashkiakë: Pushtetarët shqiptarë batërdi me abuzimet, 850 zyrtarë të kallëzuar nga KLSH

Ministra, ish-ministra dhe 6 kryebashkiakë: Pushtetarët shqiptarë batërdi me abuzimet, 850 zyrtarë të kallëzuar nga KLSH

Reforma në drejtësi pritet të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare. Brukseli ka vënë si detyrë shtëpie që të arrestohen zyrtarë të lartë dhe të ngrihet SPAK me Byronë e Hetimit. Por pyetjet që shtrohen janë: Kush është më i rrezikuar nga SPAK? A do arrijë shënjestra e SPAK deri në nivele ministrash, ish-ministrash apo deputetësh?

Kush janë dosjet me të cilat pritet të nisë punë SPAK? Sipas ligjit për SAPK dhe Kodit të Procedurës Penale, me ngritjen e strukturave të reja antikorrupsion, Prokuroria e Krimeve të Rënda do transferojë aty të gjitha dosjet. Momentalisht ky organ ka shumë pak çështje dhe sinjalet kohët e fundit janë dhënë se do ketë rihapje të dosjeve të mëdha. Gazeta SOT ka bërë një përmbledhje të situatës në 6 vitet e fundit sa i takon dosjeve të korrupsionit dhe rezulton se asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar. Organi i vetëm i cili ka arritur të zbardhë aferat e bëra në administratën shtetërore është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas statistikave të siguruara nga gazeta, rezulton se në 6 vitet e fundit nga ky institucion janë kallëzuar penalisht rreth 850 zyrtarë të niveleve të ndryshme, ndërsa dëmi ekonomik që i është shkaktuar shtetit arrin në mbi 3 miliardë euro. Pra janë vjedhur para pa hesap dhe askush nuk ka dalë para drejtësisë. Por situata duket se do ndryshojë me ngritjen e SPAK, pasi shumë dosje pritet të rihapen.

Dosjet e abuzimeve

Ndër kallëzimet që ka bërë KLSH pranë prokurorisë ka dhe emrat njohur. Në krye të listës qëndrojnë ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe kreu i PD, Lulzim Basha. Damian Gjiknuri u kallëzua penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime në marrëveshjen e arritur me CEZ. Sapo qeveria “Rama” erdhi në pushtet, u arrit një pakt me çekët që çështja e prishjes së kontratës të mos shkojë në Arbitrazh.

KLSH e gjeti me shkelje këtë pakt dhe paditi penalisht ministrin Damian Gjiknuri dhe avokaten e Shtetit Alma Hicka. Sipas KLSH dëmi në buxhet ishte 479 milionë euro. Dosja në fjalë u mbyll nga prokuroria, me argumentin se nuk kishte vepër penale. Sa i takon Lulzim Bashës, ai u kallëzua për aferën me rrugën Durrës-Kukës. Ishte KLSH që zbuloi abuzimet e bëra prej tij dhe zhdukjen e 230 milionë eurove. Edhe Basha ja hodhi paq për këto akuza.

Rasti CEZ dhe rruga Durrës-Kukës janë aferat më të mëdha në historinë e demokracisë. Juristë dhe njohës të ligjit kanë thënë se me ngritjen e SPAK të gjithë të akuzuarit do japin llogari.

Dosjet për kryebashkiakët

Batërdia më e madhe e abuzimeve ka qenë në pushtetin vendor. KLSH ka kallëzuar në total 13 kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, ku 6 prej tyre janë momentalisht në detyrë. Në listë janë kryebashkiakja e Patosit, kryebashkiaku i Belshit, kryebashkiaku i Rrogozhinës, i Himarës, e Sarandës dhe i Kukësit.

Që të gjithë këta emra janë gjetur me shkelje nga KLSH për abuzime kryesisht me tendera dhe bëhet fjalë për miliona lekë të përvetësuara. Që të gjithë sot janë në krye të detyrës. Vetë përfaqësues të KLSH gjatë raportimeve në komisionet parlamentare janë shprehur të shqetësuar se një numë ri madh i kallëzimeve të tyre nuk merren parasysh nga prokuroria dhe në jo pak raste ka pasur ankimime në gjykatë, siç është rasti i ministrit Gjiknuri.