osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nikolla i përgjigjet PD-s: Dëftesat po shpërndahen, tenderi u bë nga Ministria e Brendshme

Nikolla i përgjigjet PD-s: Dëftesat po shpërndahen, tenderi u bë nga Ministria e Brendshme

Pas akuzave të PD-së se po mbahen peng dëftesat e 420 mijë nxënësve, vjen reagimi nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në një deklaratë për mediat Nikolla tha se nuk ka asnjë dëftese me gabime. Po ashtu ajo tha se dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por Ministria e Brendshme.

Reagimi i Nikollës:
Informoj nxënësit dhe prindërit se pasi përfunduam plotësimin e certifikatës dhe diplomës për maturantët, po vijojmë me plotësimin e dëftesës së lirimit, si dhe të dëftesave të tjera të arsimit parauniveristar. Nuk ka asnjë dëftese me gabime. Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit.
Janë plotësuar dhe legalizuar çdo diplomë e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë shtetit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka punuar orar pa orar dhe nuk kemi patur asnjë ankesë për vonesë apo mosmarrje diplome.
Të tregoj një emër maturanti PD që pengohet për shkak të certifikatës.
Ka vetëm një mungesë. Mungesa e alternativës nga një parti e zhytur në gënjeshtra e shpifje të ulta.
Shpifja nuk është alternativë për arsimin. Gënjeshtra jo e jo!
Unë jam në krye të detyrës. Takoj çdo ditë prindër, nxënës e mësues.
Me pushime ndoshta është z. Boçi që flet përçart për pazare e afera.
Boll më me farsën e paturp të njeriut që fshihet pas tezës që kjo është politika, ndaj mos i merr seriozisht se çfarë them unë.
Jo, jo, unë jam serioze në atë çfarë bëj e them zoti Boçi. Dhe mbaj çdo përgjegjësi, ndaj do t’i drejtohem prokurorisë për shpifje.
Për mua kjo është politika më e keqe.
Mungesën e alternativës ta zëvendësosh me shpifje e denigrime.
Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por Ministria e Brendshme.
Mësoje zoti Boçi para se të akuzosh.