Ditën e sotme është ndarë nga jeta Dr. Aleko Pojani, komandanti i parë i nëndetëses 105. Ai kreu shkollën ushtarake dhe në vitet ’50 kreu Akademinë e Marinës në Baku të Bashkimit Sovjetik.
Po ashtu Aleko Pojani ka qenë komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Pashaliman të Vlorës si dhe autor i librit historik “Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti” botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave.
“U nda sot nga jeta njëri nga komandantët e parë të nëndetëseve shqiptare Dr. Aleko Pojani. Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake ‘Skënderbej’ dhe më pas Akademinë e Marinës në Baku të ish-Bashkimit Sovjetik në vitet 50. Aleko Pojani ishte njëri nga komandantët e parë të nëndetëseve shqiptare, i cili me të famshmen 105 kreu misione shëmbullore dhe misterioze në detin Mesdhe. Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë. Aleko Pojani është autor i librit historik ‘Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti’ botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave”, informon kolegu Hoxha.
Nëndetësja 105 u bë e njohur në filmin “Ballë për Ballë” në vitin 1979.