Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në një intervistë për mediat në Athinë ka deklaruar se negociatat me Shqipërinë për marrëveshjen për kufirin detar janë drejt fundit dhe se pakti i jep avantazhe të rëndësishme anës greke.
Jemi në një pikë shumë të rëndësishme, por nuk mund të themi se kemi përfunduar. Ne jemi shumë afër një zgjidhjeje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje.
Shefi i qeverisë greke thekson se me Shqipërinë përpos kufirit detar po diskutohet edhe heqja e ligjit të luftës.
Herën tjetër që të dy ministrat e jashtëm do ta takohen do të dyfishojnë përpjekjet e tyre, pa pasur ndonjë presion të veçantë për të parë se deri në çfarë mase mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt të jetë e mundur.
Alexis Tsipras
Sipas mediave greke marrëveshja pritet që të shtyhet për në muajt në vijim për shkak të presionit të opozitës greke kundër Alexis Tsipras pas marrëveshjes me Maqedoninë për emrin. Opozita në vendin fqinj akuzon kryeministrin Tsipras se marrëveshja me Shqipërinë nuk është në favor të Greqisë. Ndërsa duket se presioni në Athinë detyroi Alexis Tsipras që të shtynte firmosjen e paktit me Shqipërinë për pak kohë.