Mbërrin në Gjykatën e Apelit ankimi i Izet Haxhisë. Ai kërkon rrëzimin e vendimit që e ka dënuar në mungesë me 25 vite burg për dosjen Hajdari.
Kërkoj pafajësi dhe rrëzimin e vendimit të dënimit me 25 vite burg në mungesë për akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e deputetit Azem Hajdari më 1998.
Relator i kërkesës në Gjykatën e Apelit në Tiranë është gjyqtari Shkëlqim Mustafa. Ende nuk është caktuar data e zhvillimit të seancës në apel dhe përzgjedhja e dy gjyqtarëve të tjerë. /Shqiptarja.com