Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, me pasojë 12 persona të plagosur. Mediet e huaja raportojnë se nuk ka ende të dhëna për gjendjen shëndetësore të personave që mbetën të plagosur nga shpërthimi.
Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, shpërthimi u shkaktua nga temperaturat e larta në një depo karburanti.
Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri. Ndërkohë që dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se gjithcka ishte e tmerrshme, zhurma ishte e fortë dhe flakët pushtuan qiellin.
( Momenti i shpërthimit në fabrikën kimike pranë aeroportit të Kajros )