Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur dje zgjatjen e sanksioneve deri në fund të vitit 2019 si përgjigje reciproke për disa vende që kanë marrë të njëjtën masë kundër Moskës. Aktualisht janë në fuqi disa sanksione ndaj Rusisë, masa ekonomike, individuale kufizuese dhe sanksione mbi Krimenë për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Më 9 korrik, Bashkimi Europian vendosi shtyrjen e sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa Putin është përgjigjur menjëherë në mënyrë reciproke duke firmosur dekretin për zgjatjen e kundër sanksioneve për disa vende, mes tyre edhe Shqipëria.
Prej 2014, Rusia ka vendosur një sërë kundër-sanksionesh, duke ndaluar importimin e disa mallrave nga SHBA, BE, Australia, Kanadaja, Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Lihtenshtajni dhe Ukraina. Lista e produkteve që janë vendosur në embargo nga Rusia janë; mishi, qumështi, peshku, perimet, etj