Nga Erjon Braçe
Kriminalizimi më i thellë i drejtësisë që udhëhoqi Partia Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Rezultatet e vettingut, dëshmi ulëritëse.
Lulzim Basha po thote se Reforma ne Drejtesi ka zero rezultate!
E di qe te dhemb Lulzim, madje shume.
Pa me te voglin diskutim qe, Reforma ne Drejtesi do te kete nje rezultat final:
Drejtesine e Re qe i jep fund pandeshkueshmerise edhe kur nje minister, kryeminister, vret njerez ne mes te bulevardit per “bythen e tij” ne karrige!
Por deri atje, duhen kaluar pengesat qe ke vene ti!
Megjithate, gjithkush po sheh se, pastrimi i Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese nga gjyqtare te denuar, gjyqtare me pasuri maramendese por te pajustifikuar, te tjere mu si keta te ikur duke shfrytezuar mbarimin e mandatit para Vettingut apo edhe doreheqjet shpetuese, eshte nje arritje shume e madhe.
Por ka nje pike te zeze edhe ne kete arritje;
Te gjithe keta jane emeruar aty nga politika, ne 99% te rasteve nga njera ane e politikes, partia qe sot drejton Lulzim Basha.
Kriminalizimi kaq i thelle i dy gjykatave me te larta ne vend, duhet te ndeshkoje rende Partine Demokratike, perpjekjen e sukseshme te saj per te kapur Drejtesine me njerez lehtesisht te identifikueshem si te korruptuar.
Lulzim Basha nuk e fsheh dot kete!
Procesverbalet jane ne Kuvend.