Pas publikimit të lajmit, se Basha ka ngritur një degë të Partisë Demokratike në Texas, të SHBA-së, me një kryetar të dënuar për terrorizëm, i menjëhershëm ka qenë dhe ragimi i juristit Romeo Kara, i cili nëpërmjet një statusi arrin të thumbojë “nervin” e zyrtarëve, të cilët nuk lejnë kriminel pa takuar e shtrënguar dorën, por sipas tij, tani “stili” paska ndryshuar.
Ja si e komenton juristi lajmin e bujshëm:
Ja dhe shpresa për të ardhmen!
Trafikantët me sa duket po dalin nga loja dhe shumë shpejt do të vijnë në modë terroristët.
Vetëm ka një problem se: Luli nuk ka b…. për këtë lojë.
Mbase ia merr borxh Monikës.
Ekskluzive.al publikoi sot lajmin me titull: E pabesueshme! Lulzim Basha në Amerikë për të krijuar degën e PD me kryetar një të akuzuar për terrorizëm! (Foto)
Në këtë artikull shihet qartë, se Basha me mbështetjen e një grupi nismëtarësh në SHBA, ka krijuar degën e Partisë Demokratike në Texas, kryetar i së cilës është zgjedhur Gaspër Lekgega! Basha i cili e ka mohuar gjithmonë lidhjet e tij me eksponentë kriminal, edhe kësaj here dëshmon, se ai nuk e ka problem t’i shtrëngoj dorën apo edhe të krijoi një degë partie me një të dënuar për “KËRCËNIME TERRORISTE”, krim ky shumë i rëndë në Amerikë edhe për marrëdhëniet transatlantike me të cilat pretendon se po “punon” fort.
Me sa duket, Basha nuk e ka problem të mbaj marrëdhënie me të dënuar për terrorizëm, grupe kriminale apo lobe antishqiptare që kërkojnë destabilizim në vend… por ama Basha duhet tu japi llogari shqiptarëve dhe ligjit si i barabartë para ligjit, për të gjitha krimet që ka kryer në këtë apo tjetër shtet./EKSKLUZIVE.AL