Nisma “Dhuro një abetare”, duhet të hyjë në Parlamentin e Shqipërisë, konkretisht në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Fatmir Mediu, deputet në 5 legjislatura, ende nuk arrin të shkruajë pastër gjuhën shqipe.
Në një postim të fundit në Facebook në faqen e tij zyrtare, Mediu njofton fansat e tij se ka zhvilluar një takim me Joseph Daul, Presidentin e Partive Popullore Evropiane.
Më shumë se sa buzëqeshja e Mediut, tërheq vëmendjen dixhitura që shoqëron fotot.
Duket se Mediu s’e ka fort qejf fjalën “Gjykatë”, të cilën më shumë se 2 herë e quan ‘gjyjatë’.
Postimi i Mediut në Facebook:Gjate takimit me Partite Popullore Europiane u takova me Presidentin Joseph Daul.
Duke i shpjeguar gjendjen e rende ekonomike, situaten e rende me korrupsionin, krimin ekonomik I kerkova Z. Daul mbeshtejen e PPE jo thjeshte per te djathten shqiptare PD dhe PR por per Shqiperine duke qene se PPE jane grupi me I madh I partive ne Parlamentin Europian dhe drejtojne qeverite ne vendet kryesore te BE.
Po ashtu referuar mbeshtetjes se PPE dhe vet Z Daul per zgjedhjet parlamentare dhe reformen ne drejtesi I kerkova nje mission fakt mbeldhes per Shqiperine, mbeshtetje per reformen zgjedhore dhe vecanerisht per situaten e papranueshme te mungeses se Gjyjates Kushtetuese dhe bllokimit te Gjyjates se Larte.
Fatmir Mediu, deputet i PD-së, kryetar i Partisë Republikane
Gabimet drejtshkrimore të Mediut: