osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FOTO/ Gjiri i Hënës në Zvërnec, njihuni me ‘Karaibet shqiptare’

FOTO/ Gjiri i Hënës në Zvërnec, njihuni me ‘Karaibet shqiptare’

Gjiri i Hënës, me një det të pastër dhe i fshehur në ishullin e Zvërnecit, frekuentohet në verë nga pushues të veçantë që preferojnë qetësinë, familjaritetin dhe intimitetin. Vetë ishulli dhe laguna e tij quhen nga vendasit si “Karaibet shqiptare”, një përcaktim tipik vlonjat, por që i shkon shumë përshtat këtij vendi të bukur. Gjendet pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të saj.

Një urë druri rreth 100 metra e ndërtuar rishtas mespërmes kënetës të çon drejt manastirit të vjetër. Në anën tjetër të ishullit gjendet “Kisha e Shën Triadhës”, një objekt kulti bizantin. I tërë peizazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e vogël ku çdo ditë ka vizitorë të shumtë. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit.

Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plaçkit dhe u dëmtua. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit dhe manastiri si strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar.

Sot, ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për t’u vizituar. Veçanërisht ditën e 15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë.  Manastiri dhe gjithë ishulli është i mbushur me vizitorë besimtarë dhe vizitorë turistë të natyrës dhe historisë. Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe Manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët.

Me një sipërfaqe prej rreth 42 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veri-perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhet nga duna ranore dhe plazhe të vegjël. Plazhet intime të Zvërnecit të kujtojnë ato të Karaibeve dhe janë tepër të frekuentuara. Tashmë jemi në periudhën e verës dhe vizitorët e shumtë preferojnë të shlodhen në brigjet e këtyre plazheve. Zvërneci është listuar në projektin “100 fshatrat”, ndërsa në qarkun e Vlorës, prezanton një investim në një prej fshatrave më piktoreskë e më të vizitueshëm të kësaj zone./ata

( Ishulli i Zvërnecit )