Kunati i ka nisur një letër proteste kancelares Merkel, pasi kjo e fundit u pa në foto me Fatmir Xhafajn në krah, në Londër.
“E nderuar zonja Merkel!
Edi Rama ka publikuar disa foto ku dukesh se po bën muhabet për shtatë palë qejf me Ramën, Bushatin dhe Fatmir Xhafaj.
Nuk di a e ke takuar Krischbaun kohët e fundit, por ai na ka njoftuar se ti ka çuar fotot e Xhafajt, dhe të ka njoftuar që “Babalja” ka regjistruar vëllain e tij, duke bërë pazare.
Prokuroria po merret me ekspertizën e kasetës, por të jesh e sigurtë që Krischbaun e di mirë që në kasetë është vëllai i Xhafajt.
Dalja jote në fotografi me Xhafajn ka tronditur të madh e të vogël në Shqipëri.
Fota është një sinjal për Arta Markun që mos ta hetojë, se është miku jot.
Ne i dërguam urgjent foton Krishbaun, dhe i thamë që kjo është skandal, por ai tha se ju e bëni këtë për të mirën e Ballkanit.
Në foto ju keni pozuar krah Xhafajt, dhe kjo duket sikur ne kemi folur kot që kemi mbështetje gjermane kundër Xhafajt.
Kërkesa jonë është të lejosh Krishbaun që ai të na lejojë ne, që ne të themi se na tha Krishabun, që Merkel nuk e njohu dhe ju duk si Lul Basha, pasi të dy janë tipa të qeshur.
Biles të shkojmë dhe më tej, të themi që Edi Rama e ka gënjyer Merkelin dhe ja ka prezantuar Fatmir Xhafajn si Lul Bashën.
Kjo së paku do ta zbuste dëmin që ka bërë foto.
Me respekt
Kunati!”(TemA)