osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përmasat e korrupsionit, 50% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të korruptuar

Përmasat e korrupsionit, 50% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të korruptuar

Nga Adriatik Doci

Në 19 janar të 2018, nën kujdesin e SHBA-BE, nisi zbatimi i ligjit të Vetingut, duke i hapur kësisoj rrugë një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e pluralizmit shqiptare, vendimtar për avancimin e vendit në rrugën e integrimit, përmes pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Organet e Vetingut dhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në bashkëpunim me dhjetëra institucione brenda dhe jashtë vendit nisën kontrollin e 794 prokurorëve dhe gjyqtarëve për ligjshmëritë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Në 23 mars të 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të parë, konkretisht të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Nga data 23 mars e deri më sot janë verifikuar 22 gjyqtarë dhe prokurorë. Komisioni i Vetingut ka vendosur që të konfirmojë në detyrë 12 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të jenë pjesë e drejtësisë së re. Komisioni ka shkarkuar nga detyra 10 gjyqtarë dhe prokurorë. Ndërkaq, po verifikohen edhe tre subjekte të tjera, por ende organet e Vetingut nuk kanë marrë një vendim për afatin e tyre. Në shqyrtim janë marrë dosjet e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme Kostaq Beluri, gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese Gani Dizdari dhe gjyqtarit në Gjykatën e Lartë Tom Ndreca.

Në total numri i të verifikuarve shkon në 25 prokurorë dhe gjyqtarë, në harkuan kohor 23 mars deri në 11 korrik. Mbeten edhe 769 prokurorë dhe gjyqtarë për t’u verifikuar nga organet e Vetingut, për të tre komponentët e parashikuar në ligj, pasuria, lidhja me krimin dhe aftësitë profesionale. 25 subjektet e verifikuar deri më sot janë pjesë e grupit prioritar prej 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë shprehur ambicien për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re. Nga ky grup mbeten për t’u verifikuar edhe 22 subjekte.

Trendi

Nga rezultati i deritanishëm që ka prodhuar Vetingu, nëse ky trend do të ruajë këtë ritëm, në fund të procesit pritet të shkarkohen nga drejtësia 360 prokurorë dhe gjyqtarë. Nëse nga 22 subjekte të kontrolluara shkarkohen 10, sipas këtij trendi, pas verifikimit të 769 prokurorëve dhe gjyqtarëve, do të shkarkohen nga detyra 360 subjekte. Kjo shifër përputhjet deri diku edhe me parashikimet e ndërkombëtarëve, të cilët para se të miratohej ligji i Vetingut, kërkuan që të merreshin masa për plotësimin e vendeve që do të mbeteshin vakant.

Bilanci i Vetingut deri në 11 korrik 2018
794 prokurorë dhe gjyqtarë janë objekt i veprimit të ligjit të Vetingut.
22 prokurorë dhe gjyqtarë janë verifikuar nga data 23 mars 2018 – 11 korrik 2018.
12 prokurorë dhe gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë.
10 prokurorë dhe gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra.
3 prokurorë dhe gjyqtarë po verifikohen, por ende nuk është marrë vendimi.769 prokurorë dhe gjyqtarë mbeten për t’u verifikuar në total.
57 është numri i grupit të parë prioritar me prokurorët e gjyqtarët që kanë kandiduar për KLP dhe KLGJ
22 prokurorë dhe gjyqtarë mbeten për t’u verifikuar nga grupi prioritar prej 57 subjektesh.

– 10 prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingu
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)

Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, drejt shkarkimit, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).

Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, drejt shkarkimit, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)

-12 prokurorët dhe gjyqtarët e konfirmuar në detyrë 

Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet. (Prokuror i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri).

Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vate Staka, prokuror në Prokurorinë e Shkodrës.

Brikena Ukperaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

-Nën kontroll, por ende pa vendim

Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. (Mbylli dosjen e gjyqtarit Admir Thanza, i akuzuar për korrupsion).

Gani Dizdari, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Pjesë e trupës gjykuese për dosjen e Ilir Metës në Gjykatën e Lartë)

Tom Ndreca, gjyqtar në Gjykatën e Lartë. (I njohur për vendimet e diskutuara në Kolegjin Zgjedhor për rinumërimin e votave për Bashkinë e Tiranës, në vitin 2011, ku Lulzim Basha, nga humbës u shpall më pas fitues. Më pas relator i dosjes së 21 Janarit, për të akuzuarit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo)

Miratimi dhe zbatimi i ligjit

Datë 23.09.2016 ligjit i Vetingut botohet në Fletoren Zyrtare

Datë 05.10.2016, Partia Demokratike ankimon ligjin.

Datën 8.10.2016 ligjit i Vetingut hyn në fuqi

Datë 25.10.2016 ligji i Vetingut pezullohet nga Gjykata Kushtetuese

Datë 22.11.2016, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e PD.

Datë 18.01.2017 Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e ligjit

Datë 19.01.2017 vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në Fletoren Zyrtare

Datë 23.03.2018 merret vendimi për shkarkimin e gjyqtarit të parë.

Subjektet që dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Adriatik Llalla, ish-prokuror i Përgjithshëm

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës së Lartë